Si të largoni përgjithmonë milingonat nga shtëpia

Milingonat janë një ndër insektet më bezdisëse dhe shqetësuese që mund të ekzistojnë. Ato janë kudo, në të gjitha hapësirat e shtëpisë. Ju me siguri keni frikë të lini ndonjë ushqim jashtë frigoriferit, sepse ato do t’i sulen me shpejtësi.

Produktet që i eliminojnë ato kanë aromë shumë të fortë dhe mund t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore nëse i përdorni shpesh. Në vend të shpenzoni para me to, përdorni këtë recetë natyrale. Është shumë efektive dhe për më tepër kushton shumë pak.

Përbërësit:
3 lugë gjelle kanellë (ose nenexhik)
2 gota ujë

Udhëzime:
Hidhni kanëllën ose nenexhikun në një enë me 2 gota ujë. Vendosini në zjarr të ziejnë për disa minuta. Më pas largojeni përzierjen nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Hidheni atë në një shishe spraji.

Spërkatni të gjitha ambjentet e shtëpisë ku keni pikasur milingona. Të nesërmen nuk do të gjeni asnjë nga këto insekte të bezdisshme.