Si të keni një karrierë të sukseshme

loading...

images (2)

loading...
Çdo njeri në karrierë dëshiron që të rritet profesionalisht dhe të përmirësojë atë. Pjesa më e madhe e kësaj varet nga të bërit e një pune të mirë dhe cilësore. Por ka dhe gjëra të tjera që ju mund të bëni si të shfaqni veten në profesione të ndryshme, ndoshta në këtë mënyrë mund t`i rrisni mundësi vetes për t`u ngritur në detyrë apo të shpërbleheni me rritje rroge. Por ka disa teknika që ju ndihmojnë për t`i dhënë karrierës suaj një tjetër ngjitje.

Së pari duhet të dëshironi profesionin të cilën ju bëni, duhet të gjeni vlera te puna juaj. Nëse nuk e ndjeni punën tuaj nuk ka shumë strategji për t`i bërë gjërat më mirë se çjanë.

Blini një kostum të ri. Tingëllon si e pa rëndësishme, por kujdesja ndaj vetes dhe performancës në punë ju jep tjetër peshë. Investoni në një veshje që i përshtatet vëndit të punës dhe do të keni më prezencë në kompaninë ku punoni.

Bashkohuni me organizimet që bën kompania juaj. Të qënit aktiv në festat që organizohen, ju vendos ju në lupë, kur mundësi pune të reja krijohen. Nuk është e nevojshe që ju të jeni personi më aktiv në organizim, por të shkoni në evente dhe organizime dhe të takoheni me kolegët tuaj, është e rëndësishme për përparimin tuaj profesional.

Merrni pjesë në seminare. Merrni pjesë në seminare dhe konferenca për të rritur aftësitë tuaja dhe për të përditësuar njohuritë në lidhje me fushën ku punoni. Duke u kalifikuar gjithnjë e më shumë ju mun dtë tregoni një dedikim dhe përkushtim ndaj karrierës ë keni nisur.

Merrni një ditë pushim.  Mund të duket sikur nuk ka lidhje me të bërrit karrierë, por në fakt të bëni një ditë pushim nga ditët e tjera të ngarkuara, ju ndihmon  për të çlodhur trurin dhe për të rrimarë veten. Kreativiteti juaj rifreskohet dhe ju trumbulloni energjitë. Të pasurit e eksperiencave jashtë zyrës, është një inspirimi rëndësishëm. Nëse shpenzoni gjithë kohën në zyrë ju nuk do të dini se çfarë ndodh me botën jashtë, duke deprivuar veten nga perspektivat e nevojshme.

Vizitoni një tjetër departament. Është gabim nëse shikoni vetëm punën dhe zyrën tuaj. Të keni njohuri se si pjesë të ndryshme të kompanisë punojnë si një unike, është e rëndësishme për të kuptuar se ç`hap duhet marrë për të zgjidhur probleme.

Pranoni një kafe me shefin tuaj. Përgatitni disa pyetje rreth kompanisë,  karrierës, të ardhmes. Kujdes nuk duhet të abuzoni, pasi ky nuk është shansi për të folur rreth gjërave që ju doni apo për kolegët që urreni. Ky është një shans për të depërtuar më në thellësi. Ky person mund t`iu thotë direkt ose jo se kur mund të ngriheni më lart në detyrë. Mbi të gjitha ju duhet të tregoni se jeni të aftë dhe jepni kontribut të vlefshëm në kompani.

Merrni një udhëheqës. Një udhëheqës do t`iu ndihmojë dhe drejtojë rreth asaj që ju doni. Do të ishte mirë që të keni një udhëheqës jashtë ambjentit të punës sepse do të flisni më lirshëm, për të fituar  një këndvështrim ndryshe të çështjes dhe do ta keni më të lehtë për t`u shkëputur nëse nuk ju pëlqen bashkëpunimi.

loading...