Si të jetoni një jetë të mrekullueshme

tumblr_m4gj34Inbv1r6qcevo1_500

 

Çdokush pret për një jetë të lumtur dhe të paqtë, por ne nuk besojmë se mund ta kemi atë. Paradoksi më i madh është që mungesa jonë e besimit në mrekulli dhe dashuri , është ajo që na bllokon nga të marrurit e dashurisë dhe mrekullive. Nëse ne do të duam të jetojmë një jetë të lumtur dhe të mrekullueshme, do të mjaftonte vetëm të rrisnim volumin e zërit të dashur brënda nesh dhe të ulim volumin e frikërave tona.

Hapi i parë për të zgjedhur dashurinë në vënd të frikës është të kuptuarit e frikës. Është e rëndësishme që ne të bëhemi dëshmimtarë të frikës sonë, bazuar në mendimet. Kur përballesh me frikërat e kupton se sa deluzionale kanë qënë ato. Pasi kemi bërë të qarta frikërat hapi tjetër do të ishte gadishmëria.

Gadishmëria është ajo që na nevojitet për të sjellë ndryshimin. Gadishmëria rrit ndërgjeshmërinë tonë për të shqyrtuar mundësi të reja. Tre komponentë të tjerë të rëndësishëm për të patur një jetë të lumtur janë : të falësh, të jesh mirënjohës dhe të dish të duash. Falja na lejon të pastrojmë veten nga frikërat si dhe të ndriçohemi në errësirën e dyshimeve dhe shqetësimeve. Në vënd të shikuarit të vetes sonë si viktimë, ne mund të harrojmë dhe të jemi të lirë. Dhe më pas vjen mirënjohja, të jetosh duke qënë mirënjohës, krijon më shumë pranim, vlerësim dhe bollëk. Së fundmi është dashuria, një nga elementët më të rëndësishëm, pasi të jetosh me një zemër të hapur, dhe të shikosh dashurinë si një qëllim në vetvete, është esenciale për të pasur një jetë të mrekullueshme.

Nëse jeni duke pyetur se çfarë është mrekullia, ajo është një ndryshim në perspektivë nga frika drejt dashurisë. Një mrekulli mund të jetë momenti kur ju pranoni se humbja e vendit të punës nuk është një tragjedi,  por një mundësi për të provuar alternativa të reja. Mrekullia është të pranosh pengesat si mundësi. E rëndësishme është që të keni siguri gjë që do ju ndihmojë të suportoni çdo lëvizje.