Si të hiqni shenjat nga fytyra brenda dy javësh?

Gropëzat janë pjesa më e vështirë e procesit të shërimit të lëkurës pas një plage, inflamacioni të lëkurës, ndërhyrjeje kirurgjikale dhe përgjithësisht rekuperimi ndodh në 3 faza. Në qoftë se do të kujdeseni shumë mirë për plagën tuaj që në fillim, kjo do të ndihmojë në një masë të madhe në procesin e shërimit të indeve. Megjithatë, kjo luftë shpesh, rezulton të jetë e kotë dhe rezultatet që marrin shumica e grave nuk janë gjithmonë ato të pritshmet. Kjo ndodh me shumicën e kremrave që gjeni nëpër markete.

Kjo është koha kur duhet të përdorni “natyrën” për të luftuar për ju dhe një herë. Po ju prezantojmë me një krem të përgatitur në shtëpi nga i cili do të shpëtoni nga shenjat në lëkurë brenda dy javëve.

Përbërësit:

¼ filxhani vaj ulliri

1 lugë gjelle mjaltë natyral

¼ filxhani gjalpë kakaoje

3-4 pika vaj livandoje

Instruksione:

Shkrini gjalpin e kakaos në një banjo mari dhe shtojini të njëjtën sasi vaj ulliri. Më pas shtojini 1 lugë gjelle mjaltë dhe 3-4 pika vaj livandoje. Lëreni përbërjen të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për 15-20 minuta. Kur të ftohet, hidheni në një kavanoz të vogël dhe mbylleni fort. Kremi juaj për heqjen e shenjave është gati.

Përdorimi:

Aplikoni këtë krem çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. Rezultati do t’ju surprizojë. Përveç efektit kundër shenjave dhe aromës së mrekullueshme, ai do t’i japë shkëlqim lëkurës suaj.