Si të hiqni lythat duke përdorur lëkurën e bananes

loading...

loading...

Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një virus i quajtur Virusi njerëzor Papiloma.Zakonisht ata shfaqen në gishta, duar dhe këmbë por mund të zhvillohen dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas studimeve, njerëzit me sistem të dobët imunitar janë më të prirur për lythat në krahasim me ata me sistem të fortë imunitar. Rekomandohet që të mbuloni lythat pasi ato mund të transmetohen lehtësisht.

Bananet janë me sheqerna natyrore, glukoza, fruktoza dhe sukrozë së bashku me fibra. Prandaj, bananet kanë aftësinë për të rritur energjinë tuaj dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj në përgjithësi.

Lëkura e bananeve gjithashtu përmban vlera ushqyese të shumta që mund të jenë shumë të dobishme në trajtimime të ndryshme, duke përfshirë lythat.

Elementët që ju nevojiten :
Shirit kirurgjikal jo irritues
Lëkurën e bananes(rekomandohet banana e pjekur për rezultat më pozitiv)

Hapat që duhet të ndiqni:
Prini një pjesë të lëkurës së bananes aq sa të mbuloni lythin dhe më pas lidheni me fasho jo shumë të shtrënguar. Bëjeni këtë para se të flini gjumë dhe hiqeni në mëngjes. Përsëriteni këtë çdo natë të paktën një javë.

Pas disa ditësh lëkura ngjitur me lythin mund të bëhet e bardhë dhe e fishkur nga lagështira e bananes. Lëreni të thahet për një natë.Vazhdojeni këtë metodë dhe disa ditë derisa të vini re që lythi po zhduket. Pas dy javësh lëkura juaj do të jetë si më parë dhe lythi do të jetë zhdukur.

loading...