Si të harrosh dikë që e pëlqen por nuk mund ta kesh

Po, është e mundur dhe duhen thjesht disa ditë.
Ja se çfarë duhet të bësh për të harruar çdo njeri që duhet ta harrosh.

Ai person nuk është i vetmi në botë: Ne biem në dashuri me atë person i cili plotëson kriteret tona të ngulitura thellë në subkoshiencën tonë. Zakonisht ne biem në dashuri me personat që plotësojnë edhe vetëm një pjesë të këtyre kritereve (zakonisht 60% të tyre).

Kjo do të thotë që një person që do të plotësojë 70% të kritereve do të jetë më i mirë dhe një person që do të plotësojë 80% do të jetë akoma më i mirë. Shkurtimisht, nuk ka të vetëm në këtë botë, apo shpirt binjak.

Pranimi (humbja e shpresës): Njerëzit zakonisht ngecin në këtë fazë të dytë të “shërimit” që quhet kushtëzim dhe dështojnë të pranojnë atë ëq ka ndodhur, sepse mendojnë se kanë akoma shpresë për të rreagulluar “muhabetin”, edhe atëherë kur e kuptojnë mirë se shpresa është vetëm 1%.

Shpresa duhet të zhduket duke i djegur kujtimet e vjetra dhe duke detyruar veten për të mos menduar më për atë person, duke pushuar së shkuari në vendet ku keni kaluar kohë me atë person dhe duke penguar veten që të dëgjoni këngë melankolike.

Pranimi i realitetit nuk mund të ndodhë para se shpresa të ketë humbur plotësisht. Kur shpresa humb, mendja jote do të fillojë të shikojë për dikë tjetër, por nëse kjo nuk ndodh, mendja jote do të presë gjithmonë për atë person.