Si të eliminoni verdhësinë e dhëmbëve në pak ditë!

Dhëmbët e verdhë e me njolla mund të shkaktohen nga konsumimi i ushqimeve të ndryshme dhe larja jo adekuate e tyre. Zakonet e këqija si pirja e duhanit apo e kafesë mund të jenë gjithashtu aleatët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve.

dhembe te verdheNë këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra mjaft efikase që ndihmojnë në reduktimin e këtij problemi që nuk është aspak estetik.

Bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe lëng limoni: merrni nga një lugë gjelle të secilit përbërës dhe përziejini mirë. Aplikoni përzierjen në dhëmbë dhe fërkojini dhëmbët me një furçë për 1 minutë (jo më shumë). Përdoreni këtë mënyrë 3 herë në javë.

Gjethe dafine: valoni disa gjethe dafine në 200 ml ujë. Lëreni ujin derisa të ftohet dhe më pas shpëlajeni gojën me këtë lëng në mëngjes dhe në darkë. Kjo mënyrë do të shërbejë jo vetëm në zbardhjen e dhëmbëve, por do të eleminojë edhe bakteret e mikrobet nga goja.

Vaj kokosi, ulliri dhe susami: përzieni nga një lugë çaji të këtyre vajrave dhe përdorini në formë gargare çdo mëngjes. Më pas shpëlajeni gojën me ujë të vakët.