Si të eliminoni dhjamin në kurriz me këtë metodë efektive!

Shpesh mënyra jo e përshtatshme e të ushqyerit, pengon tretjen e ushqimit, duke shkaktuar dhjamë në pjes ëtë veçanta të trupit. Një nga këto pjesë është edhe kurrizi, i cili në raste jo të rralla akumulon një sasi të konsiderueshme dhjami, gjë që ndikon së tepërmi në mirëqënien fizike dhe mendore të individit.

Depozitimi i dhjamit në kurriz dhe në pjesën sipër xhinseve mund të jetë shenjë e një problemi me hormonin e insulinës, që rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe në këtë rast problemi mund të çojë në depozitim të dhjamit edhe mbi ije. Një dietë me sheqer detyron trupin që të nxjerrë jashtë insulinën. Por me kalimin e kohës nëse sheqeri mbetet i lartë atëherë qelizat nuk do të kundërpërgjigjen më siç duhet, duke shkaktuar kështu prodhimin e një sasie më të madhe insuline dhe si pasojë do të kemi një tepri glukoze në gjak dhe shëndoshje në zonat e sipërme. Për të ndryshuar situatën duhet që të menaxhojmë karbohidratet dhe sheqernat në dietën tonë. Pra, në këtë rast, vlen dieta mesdhetare dhe shmangia e teprimeve me alkool, bukë të bardhë, biskota, keke, patatina, oriz, ëmbëlsira dhe pije me gaz. Duhet konsumuar çdo lloj ushqimi i pasur në antioksidantë (që parandalon dëmtimin nga radikalet e lira dhe redukton rezistencën e insulinës) i tillë si kanella, karafili, barërat e freskëta, luleshtrydhet, manaferrat, brokoli, çaji i gjelbër.