Si të eleminoni qimet e fytyrës brenda 10 minutash, lehtë dhe pa dhimbje (Video)

Duket sikur vera ka zgjuar tek femrat dëshirën për të eleminuar një herë e mirë të gjitha qimet e bezdisshme në fytyrë dhe në trup, e sigurisht që depilimi është zgjidhja më efektive që njohim.
Në pamundësi për të shpëtuar përgjithmonë nga qimet, idealja do të ishte të gjenit një metodë sa më të dobishme për të shpëtuar nga ky problem.
Sigurisht që çdo pjesë e trupit kërkon metoda specifike depilimi, për shembull qimet e padëshiruara në fytyrë nuk mund të eleminohen asesi me brisk apo makinë depiluese. Living ju vjen në ndihmë duke ju propozuar një recetë të thjeshtë dhe shumë efektive: Përbërësit : 2 majë lugë çaji me miell qiqrash, ¼ lugë çaji me shafran Indie, 3-4 lugë çaji qumësht i papërpunuar, 1 lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë çaji vaj kokosi.
Shtoni të gjithë përbërësit sipas radhës së videos ose sipas dëshirës, në një enë dhe përziejini mirë e mirë derisa të formohet një masë kremoze. Për ta kuptuar që është gati duhet që kjo masë të ndahet lehtësisht nga luga.
Përhapeni në të gjithë fytyrën me ndihmën e mollëzave të gishtave dhe lëreni derisa të thahet. Do të keni ndjesinë e tërhqejes në fytyrë për pak minuta, por nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Pasi maska të jetë mpiksur shpërbejeni me gishta.
Kjo recetë e vjetër indianë ndihmon gjithashtu për të hequr papastëritë nga lëkura dhe për ta hidratuar atë.
Ajo duhet aplikuar një javë me radhë derisa rezulatet të flasin vetë./kosovarja/
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme

VIdeo link