Si të dukemi më të mençur?

0Arriti epoka e mençurisë. Harroni syzet dhe të mbajturit e një libri vazhdimisht në dorë, ju sjellim disa truke për t’u dukur më të mençur, të gjitha të bazuara mbi shkencë.

1. Flisni me shprehje

Nuk është punë se çfarë do të thoni, por në çfarë mënyre. Derisa flisni, dukuni të emocionuar. Lëreni tonalitetin e zërit të ndërrojë. Mundohuni t’i THEKSONI fjalët e RËNDËSISHME.

Dëgjoni se si e bëjnë këtë prezantuesit e lajmeve dhe ushtroni të folurit.

2. Mbulohuni

Njerëzit e mençur nuk zbulojnë shumë lëkurë. Nëse dëshironi të tjerët të mendojnë që jeni të mençur, atëherë mos vishni rroba që zbulojnë shumë prej trupit tuaj. Një “geek” i vërtetë e mbulon pothuajse tërë trupin. Hulumtimet tregojnë që njerëzit të cilët shohin pjesë të zbuluara të trupit, mendojnë për trupin vetë, dhe jo për mendjen.

3. Kontakt me sytë

Këtu ekzistojnë edhe dallimet kulturore, megjithatë zakonisht njerëzit që bëjnë kontakt me sytë janë më me vetëbesim. Poashtu kanë aftësi më të mëdha për lidership, dhe më shumë fuqi.

4. Kujdesuni për çdo gjë

Thonë që mosdija është begati, dhe ndoshta kanë të drejtë sepse njerëzit me inteligjencë të lartë janë më të shqetësuar prej atyre me inteligjencë mesatare.

5. Qeshuni

Qeshuni sepse njerëzit që qeshen duken më të mençur.

6. Fuqia e qëndrimit

Nuk mjafton vetëm të qesheni por nevojitet ta përdorni edhe tërë trupin. Nëse qëndroni drejt dhe ashtu ju drejtoheni njerëzve, do të dukeni shumë më të fuqishëm dhe më me vetëbesim sesa që jeni.

7. Besoni që jeni të mençur

Hulumtimet tregojnë që besimi që janë të mençur mjafton për për t’i bërë ata më të mençur. Prandaj mos keni stereotipe, besime të kufizuara dhe bllokime të tjera mentale. Thjesht, besoni që do të bëheni më të mençur, dhe do të bëheni më të mençur.