Si të bëni reçel kajsie

loading...

loading...

Përgatisni me këtë frut sezonal reçelin më të shijshëm që keni ngrënë ndonjëherë. Është një recetë shumë e veçantë jo vetëm në përbërës, por edhe në përgatitje.

Përbërësit:

1 kg kajsi

1 limon (lëngu)

250 ml ujë

1 kg sheqer

2-3 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja:
Pastroni kajsitë nga farat dhe hidhni në një enë të madhe. Shtoni në të lëngun e limonit, ujin dhe vendosini në zjarr të ziejnë. Largojini nga zjarri pas 15 minutash.

Hidhni sheqerin dhe gjalpin dhe rikthejini sërish në zjarr. Përziejini mirë derisa të shkrihen plotësisht.
Ziejini për 15 -20 minuta më tepër. Më pas hidheni reçelin në një kavanoz të pastër.

loading...