Si të bëjmë valët perfekte të flokëve?

loading...

vale-perfekte-flokeve

loading...

Nuk ka asgjë më të frikshme se të qenurit në rrezik të shkatërrimit të frizurës suaj, posaqërisht nëse keni dhënë shumë kohë dhe mund për të arritur modein e dëshiruar.

Që të mësoheni se si të valëzoni flokët e juaja në mënyrë të tillë sikurse modelet e Victorias Secret, përcjellni hapat e mëposhtme.

Hapi 1: Thani flokët mirë

Është esenciale që të thani flokët pas dushit, nëse mendoni se flokët e lagështa janë më të mira për t`u përdredhuar, jeni gabim. Për këso gjërash i kemi mjetet dhe produktet e krijuara enkas për këtë.

Hapi 2: Përdorni produkt që shton vëllimin e flokëve

Që të jetë floka juaj më e mirë për tu punuar me të, për ti dhënë formën e dëhiruar, të thyhet aty dhe ashtu si dëshironi, përdorni produkt që i shton vëllimin.

Hapi 3: Parapërgatituni me sprej që mbron nga djegia

Kur përdorim mjete të ngrohta sikurse në rastin e hekurosjes, duhet që patjetër të mbroni flokët e juaja me një produkt të tillë.

Hapi 4: Krijoni kaçurrela

Për një gjë të tillë ju duhet hekurosës-shkop, në të cilin do të mbështillni gërsheta të gjëra 3 cm dhe ju garantojmë se do të keni kaçurrela perfekte.

Hapi 5 : Vazhdoni me përdredhimin e flokëve

Pasi të krijoni dredhat, sigurohuni që at të ftohen dhe të marrin formën e spirales. Mos i prekni dredhat derisa të mbaroni me tërë tretmanin.

Hapi 6 : Konturoni fytyrën tuaj me flokët

Kur dëshironi që flokët mos t`ju pengojnë para në fytyrë, i përdredhoni vetëm në gjatësi mes të mollëzave dhe nofullës. Kështu i japin formë ballit dhe e hapin fytyrën.

Hapi 7 : Ngacmojeni kurorën e flokëve

Në kupën e kokës krijoni sekcioni horizontale të drejta, duke e përshkuar me krehër pjesën prapa kokës.

Hapi 8 : Sheshojeni kurorën

Mbajeni vëllimin pa e humbur shkëlqimin duke sheshitur kupën e kokës në pjesën e ngacmuar.

Hapi 9 : Përdredhojeni kupën

Përfundojeni këtë punë duke përdredhuar flokët rreth pjesës së kupës së kokës dhe duke e mbajtur hekurosësen horizontalisht.

Hapi 10 : Krijoni dredha me kapëse

Hapi 11 : Krijoni formën e ballukeve anësore

Nëse keni balluke të gjata, në vend se ti bëni kaçurrela është më mirë të krijoni formë të spirales së zgjatur.

Hapi 12 : Përgatiteni për krehjen e flokëve të juaja

Pasi të ftohen flokët jeni e gatshme të përforconi spiralet që keni krijuar me sprej që i jep flokëve shkëlqim.

api 13 : Krehim flokët

Fillojmë nga gjysma e fundit të flokëve.

Hapi 14 : Përdorim gishtat

Nëse nuk keni krehër, mund të përdorni gishtat.

Hapi 15 : Sprej për flokë – këshilla

Në vend që të përdorni sprejin me vrimën poshtë, është më mirë të drejtoni atë nga poshtë – lartë. Me këtë mënyrë do të shtoni edhe më tepër vëllim në flokët e juaja.

 

 

loading...