Si ta zhvilloni intuitën tuaj?

loading...

22a6205f-bcc1-4182-a4b1-5dff37467f76---0-

loading...

 

A e keni pasur ndonjëherë atë ndjenjen se diqka do të ndodhë papritmas, diqka pozitive ne jetën tuaj, diqka që do ju tërhjek tutje! Kur ndjheni të fuqishem për diqka  ajo quhet Intuitë. Intuita përndryshe vije nga tri impresionime: syri i tretë, të kuptuarit kthjellët dhe të dëgjuarit kthjellët.

Thonë se jo shumë njerëz janë të bekuar me intuitë, mirpo studimet kanë treguar se secili individ mund ta zhvilloj intuitën. Ju mund të pyetin pse duhet ta zhvillojmë intuitën? Zhvillimi i intuites sjellë komunikim më të mirë. Të bënë më sensitiv nga njerëzit që ju rrethoheni, zakonisht të ndihmonë që të mos i lëndosh personat që i do, sepse intuita juaj ua mundëson ti kuptoni ata. Intuita do ju mundësoj që të bëhni më kreativ se kurrë dhe do ju mundësoj që ta kuroni vetëveten tuaj. Intuita ka fuqi shëruese, kjo nuk do të thotë fuqi shëruse në kuptimin fizik, por ndihmon që të kyqeni në thellësi të shpirtit tuaj dhe të i largoni disa energji negative të groposura aty.

Ja disa këshilla të cilat mundë të ju ndihmojnë në zhvillimin e intuites suaj:

Hipnoza – Duke i bërë vetë suaj hipnoz ju do ndjeheni më mirë dhe do ndihmojë patjetër në forcimin dhe zhvillimin e intuites suaj.

Meditimi – do të thotë të gjeshë paqen në vetën tuaj. Nëse mendja dhe zemra juaj janë të mbushura me gjera që ju preukopojn, ju nuk do të keni mundësi të i largoni ato përderisa nuk meditoni, dhe pas kësaj do keni mundësi ta zhvilloni intuiten tuaj më mirë. Ka shumë mënyra të meditimit, mirpo ja disa më të popullarizuarat: bëj joga, ose duke marrë frymë thellë etj.

Mendo pozitivisht – te menduarit pozitivisht ndihmonë që ta zhvilloni intuiten tuaj duke marrë energji mjaftë pozitive, e

Lere te shkoj – Nëse jeni duke dileme për të marr një vendim të rëndësishem, leri të shkoj të gjitha dilemat dhe gjej një vend të qëtë i cili do ju ndihmojë të mendoni më qartë. Ndonjëherë ju duhet vetëm ta degjoni zërni i cili pëshpërit tek ju, dhe ai zë nuk do të vije nëse ju nuk e leni që të shkoj.cila energji do të ju ndihmojë në mënyrë drastike të i njihëni emocionet dhe ngjarjet.

Beso në pershtypjen e parë – Nëse e takoni ndonjë person për herë të parë dhe mendoni se ai është paksa arrogant për shijen tuaj, shancat janë që përshtypjet mund të përmbajnë të verteten. Në shumicen e rasteve pershtypjet e para vijne nga intuita.

Ji i/e lumtur – E shikoni? E gjitha se çfarë ju duhet të bëni që të keni një intuitë të zhvilluar është që të jeni i/e lumtur. Lumturia tërheq fuqi shumë të mëdha dhe njëra ndër to është intuita.

Intuita ndihmonë shumë, sepse ndonjëherë të mundëson të arrish disa gjëra që në ndryshe nuk do të mund të arriheshin.

loading...