Si ta vazhdoni jetën pas ndarjes?

Jeta

Si të mësojmë ta kemi një lidhje më të mirë? Kur kemi nevojë të mësojmë një mësim të vështirë dhe nuk e kemi ditur vlerën e atyre që kemi pasur, jeta bëhet mësuesi më i mirë.

Kuptojeni dhimbjen
Mos u përfshini nga ndjenja e hakmarrjes. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur dhe nuk mund ta fajësoni veten për këtë. Merreni kohën e nevojshme për ta qartësuar atë që ka ndodhur dhe se çka do të mund të bënit për ta përmirësuar atë. Ndoshta e keni humbur dashurinë, por e keni fituar një mësim. Dhimbja është një mënyrë nëpërmjet së cilës natyra na tregon se diçka nuk ka shkuar si duhet. Prandaj, ajo edhe është mësuesja më e mirë.

Rifokusohuni në jetën tuaj
Shikojini të gjitha gjërat pozitive në jetën tuaj, në të cilat nuk keni qenë të fokusuar gjatë kohës sa ishit në lidhje. Rikujtojini qëllimet dhe ëndrrat tuaja Filloni të shikoni përpara dhe t’i planifikoni aspektet e tjera në jetën tuaj, karrierën për shembull. Bëni diçka të ndryshme dhe fillojeni një hobi të ri.

Kënaquni me jetën
Jeta është një festë. Por, çdo festë kushton. Sa jeni në gjendje të jepni për jetën dhe të vazhdoni përpara? Mendoni se sa do të ishit në gjendje t’i kuptoni njerëzit dhe t’i ndihmoni ata hë vend se t’i lini anash dhe të mos ua dini vlerën.