Si ta kaloni për mrekulli ditën?

timthumb

Çdo mëngjes duhet të gjeni kohë për veten tuaj. Në vend që ta rregulloni alarmin më vonë dhe më pastaj të ndalni çdo 5 deri 10 minuta, mundohuni që ta rregulloni të bjerë pak më herët, të rrini shtritë edhe disa minuta, të bëni një dush dhe të bëni një plan për një ditë të re.

– Hani bukë: Atë që do ta hani në mëngjes do të ndikojë në nivelin e energjisë gjatë gjithë ditës. Drithëra, jogurt, lëng dhe biskota, do t’ju njomin dhe do të ndiheni më mirë. Nëse nuk keni kohë, merrni ca fruta dhe bëni një përzierje me “blender” dhe pini gjatë rrugës për në punë.

– Ushtroni: Çiklizmi apo palestra çfarë do që të jetë, diçka që do t’ju djersit dhe do ta aktivizoni endofrinën, hormoni i lumturisë për shkak së cilës do të ndiheni më energjik dhe pozitiv.

– Qeshni: E qeshura është kurë. Shikoni ndonjë seri me humor ose një komedi, dilni me miqtë! Qeshuni më shumë, më shpesh, çdoherë!

– Punë të mërzitshme: Bëni të paktën një punë të mërzitshme që ju rri mbi kokë. Rregulloni dhomën, hekurosni, raporto me shkrim – e lodhshme, mirëpo patjetër duhet të bëhet.

– Ëndrro, zgjohu, bëje: Një herë në javë rrini vetëm dhe fantazoni se ku do të dëshironit të jeni pas 5 viteve. Fantazoni!

– Ekstra: Zgjidhni diçka “ekstra” në vend të diçkaje të “detyrueshme”. Bëni pushim disa herë në ditë, pini kafe, ftoni miqtë e vjetër, lexoni gazetën ose thjesht hani një akullore. Mos mendoni për turmën që ju pret më pas.

– Rregulloni hapësirën: Para se të shtriheni në shtrat rrini ulur për 15 minuta. Mos mendoni për ditën e nesërme. Bëhuni si fëmijë – ëndërroni.

– Relaksohuni: Mosmarrëveshjet me partneren, bisedë e vështirë me shefin, një gabim në punë – e gjitha është e kaluar ashtu si dita. Pushoni dhe në mëngjes të gjitha problemet do të zvogëlohen.

 Jeni falënderues: Çdo ditë e regjistroni në fund. Këtë herë le të mos jetë një listë me angazhime, por falënderim e saj që keni marrë dhe keni dhënë gjatë gjithë ditës. Nuk do të thotë të jenë gjëra të mëdha – falënderoni për një vend parkimi ose për një mik që ju ka marrë në telefon. Çdo ditë lista le të ketë nga 10 gjëra.