Si ta dini nëse po ju tradhton?

55love6

Shenja 1.

Shikoni nëse zakonet e partnerit tuaj kanë ndryshuar. Nëse fillon të kujdeset më shumë për dukjen, veshjen, kujdeset që të ketë gjithmonë ujë kolonje të vënë, pa ndonjë shpjegim të arsyeshëm apo të pastrohet më shpesh se zakonisht.

 

Shenja 2.

Një bashkëshort që tradhton, zakonisht ka mungesë gjumi, për shkak se mundohet të mbajë në balancë jetën e dyfishtë të tij. Nëse e shihni se është i zgjuar më shpesh se që duhet gjatë natës, kjo është një shenjë e tradhtisë. Por, mos u ngutni për të vepruar, kjo vlen vetëm nëse janë të pranishme edhe shenjat e tjera.

Shenja 3.

Mbani sytë të hapur për kapëse flokësh, vathë apo gjëra të ngjashme. Këto janë shumë të lehta për t’u humbur dhe mund të ndodhë pa vetëdije, prandaj një shenje të tillë definitivisht duhet kushtuar vëmendje.

 

Shenja 4.

Nëse ai është i lidhur me dikë tjetër, entuziazmi i tij do të vërehet. Madje pa dashje ai mund ta përmendë emrin e saj gjatë bisedave dhe do të ndalojë së bëri plane për pushime me ju.