Si ta dallosh një shalqi të ëmbël, 6 truke

Shumë njerëz nuk kanë asnjë ide sesi ta zgjedhin një shalqi. Ata vetëm trokasin mbi këtë frut të madh sikur e dinë se çfarë po bëjnë. Megjithatë, me këtë ata mund të shikojnë vetëm pjesën e jashtme, sepse ka disa truke që të ndihmojnë të dallosh një shalqi të ëmbël, sipas Wikihow, cituar nga Syri.net.

Shiko të gjesh një me rrumbullakësi uniforme, pa gunga, se ato tregojnë se ai e ka marrë në mënyrë të çrregullt diellin apo ujin.

Peshoje me dorë. Shalqiri duhet të jetë i rëndë, kjo tregon se ai është plot me lëng dhe për këtë arsye i këndshëm dhe i pjekur. Krahasoje peshën e tij me të një tjetri me të njejtat përmasa. Më i rëndi është i pjekur. Kjo vlen për shumicën e frutave dhe perimeve.

Shiko për vendin ku ka qënë. Poshtë shalqirit duhet të ketë një vend të butë sin ë të verdhë ku ai ka qëndruar në tokë. Thuhet se shalqiri i errët është më i pjekur dhe më i mirë. Por kjo është përrallë e grave. Në qoftë se fusha është e bardhë apo dhe nuk duket fare, mundet që shalqiri të jetë këputur shumë shpejt dhe të mos jetë pjekur.

Kontrollo ngjyrën. Një shalqi perfekt duhet të jetë në ngjyrë të gjelbër të errët dhe jo më shkëlqim. Një shalqi me shkëlqim zakonisht është i papjekur.

Provo teknikën e trokitjes. Teknika mund të jetë pak e vështirë për t’u mësuar, por shumë fansa të shalqirit betohen e bëjnë atë. Jepi një goditje të fortë dhe dëgjo zhurmën që bën. Për një shalqi të pjekur, ju duhet një tingull i plotë, më shumë tenor sesa bas. Nuk ju duhet një tingull i shurdhët apo i thellë, që nënkupton se shalqiri është i papjekur.

Mëso se çfarë duhet të shikosh kur blen një shalqi që e prêt paraprakisht. Zgjidh copën më të kuqe dhe me fara të zeza ose të errta, shmang pjesën me vija të bardha dhe me shumë fara të bardha. Ca më tepër, lërë fare nëse tuli duket i tharë apo i zbehtë apo është shkëputur nga farat.