Si reagojnë shqiptarët kur dhunohet një femër (VIDEO)

Eksperimenti-620x392

Në vazhdë të mesazhe sensibilizuese me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas është edhe ky eksperiment social i publikuar nga zyra e OKB-së në Shqipëri.

Dy aktorë u vendosën brenda një ruloti duke simuluar ulërima dhe dhunë. Mjeti qëndroi në një mjedis të rrahur nga qytetarët qytetarëve. Disa prej kalimtarëve qëndruan moskokëçarës, të tjerë telefonuan policinë ndërsa shumica u përpoq të ndërhynte.

Videoja e krijuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe qeverinë e Suedisë është pjesë e fushatës “#JoVetëmNë8Mars”, e cila synon ndërgjegjësimin e publikut nga të rinjtë për t’u bërë bashke kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.