Si më kërcënoi Kallashi për faqen me 180 mijë fansa

loading...


Shumica e faqeve online me emrat e personazheve të njohur duket se nuk janë në dorë të atyre, disa menaxhohen nga menaxherët personalë e disa të tjerë kanë autorizuar persona të cilët kujdesen për moderimin e tyre.

Një personazh i ri në këtë rast është dhe Stiljano Kanaj, djaloshi 18-vjeçar, student i Informatikës që për katër vite menaxhon gjithmonë faqe të personazheve të ndryshme.

“Kam gati 4 vite që menaxhoj faqe dhe më ecën me shumë sukses, si ide në fillim më erdhi duke krijuar një faqe për banorët e ‘Big Brother’ dhe pastaj vazhdova me faqe të tjera të personazheve të njohur që më pëlqenin”, thekson kështu në bisedën e tij për suplementin “Panorama plus” menaxheri i faqeve online, Stiljano Kanaj.

“Faqet që menaxhoj unë akoma përfitojnë djersën time që lodhem duke punuar shumë, sepse nuk është diçka e thjeshtë”, shton më tej ai, duke thënë se deri më tani ka shitur shumë faqe. Se sa shkon çmimi i tyre, ai tregon: “Çmimi tyre shkon afërsisht deri në 1 mijë euro”.

E krahas shitjeve që ka bërë deri më tani Stiljano, duket se një personazh që del hapur me mijëra euro nëpër foto, të ketë refuzuar të blejë faqen nën emrin e saj, që tashmë ka mbi 180 mijë fansa në Facebook, duke i ofruar atij një shumë të turpshme vetëm 100 euro.

“Refuzim mund të them që më bëri Kallashi, e cila më ofroi vetëm 100 euro për një faqe që atëherë kishte 100 mijë fansa, shumë kjo shumë e ulët për një faqe të tillë. Arsyen pse nuk duan t’i blejnë e dinë vetë ata, por për Kallashin nuk mund të thuhet që ajo nuk ka lekë. Ndërkohë që ajo edhe më kërcënoi nëse nuk ia jap”, tregon më tej Stiljano, i cili duket se ka vendosur që atë faqe t’ia shesë dikujt tjetër. “Menaxhimi i tyre vazhdon akoma në duart e mia, faqen falas nuk ia jap asnjë personazhi publik, atë të Kallashit do ta shes”, përfundon bisedën e tij për “Panorama plus” menaxheri i faqeve online, Stiljano Kanaj.
Kallashi-selfie

loading...

loading...