Si ma mori burrin motra ime?

loading...

Kam lindur në një fshat të Ferizajt. Nuk po e përmendi emrin e fshatit që të mos zbulohem. Kemi qenë familje e qetë, megjithëse të varfër. Babai më shumë merrej me shitjen e druve, sepse tokë kishim pak, andaj edhe ekonomikisht ishim keq. Mbaj mend se nëna ime më shumë merrej me punët e shtëpisë, por edhe me lopën që e kishim, sepse nga ajo edhe e ushqenim fytin.

Kështu u rrita unë, por edhe dy fëmijët e tjerë: vëllai dhe e motra. Vëllai, që ishte më i madhi, filloi punë në zdrukthëtari dhe mori zanat. Unë isha fëmija i dytë dhe pas shkollës tetëvjeçare mbarova një kurs dyvjeçar dhe fillova punë si kuzhiniere në një lokal në Ferizaj. Motra ime e vogël ishte shumë bukuroshe, fëmijë shumë i këndshëm dhe gjithë mëhalla e puthnin dhe e thërrisnin kur kalonin pranë shtëpisë sonë. U rrit si fëmijë i llastuar…

U martova me mesit

Ishin vitet 70 dhe në atë kohë martesat bëheshin me mesitni, me një takim ose pa asnjë takim, veç me miratimin e prindërve.

Vitet ecnin, por asnjë nuk më kishte kërkuar për grua. U bëra njëzet vjeç dhe hiçgjë. Ndërkohë u martua vëllai, sepse edhe ashtu ishte më i madhi nga ne, fëmijët. Nusja e vëllait m’u bë si shoqe, sepse ishim moshatare. Ajo dhe motra e vogël filluan punë të dyja bashkë. Shkonin e vinin bashkë, por sërish muhabeti nuses më shumë i hahej me mua. Pas shtatë muajsh jetese në shtëpinë tonë, një ditë ajo më tha: “Sikur të të prezantoj një kushëririn tim! Është djalë shumë i mirë. Ai punon e jeton në qytet. Është pak më i vjetër se ti po nuk keni ndonjë diferencë të madhe. Ai është njëzet e tetë vjeç… E di që ti je njëzet, sa unë, por besomë, është i pashëm dhe burrë për shtëpi”.

Meqenëse i kisha dëgjuar kushërinjtë e mi të qaheshin se s’po më dilte fati, pranova menjëherë ta takoja. Nusja jonë kishte të drejtë. Kushëriri i saj ishte djalë i gjatë, i bukur, i qetë, por dukej pak i ftohtë. Pas dy ditësh edhe kushëriri i nuses tha se i kisha pëlqyer dhe erdh mesiti në shtëpinë tonë. U fejuam shumë shpejt dhe u martuam… U martova kur isha njëzet e dy vjeçe. Isha jo vetëm e ndrojtur, por edhe e paditur në shumë gjëra, por fillimi i martesës sime ishte si ëndërr. Pas një viti martesë mbeta shtatzënë dhe për ta ruajtur shtatzëninë më duhej pushim.

Si erdhi motra ime në shtëpinë tonë?

Dhe, duke parë situatën, burri im, nëpërmjet një miku, i kërkoi ndërmarrjes ku punonte motra ime që t’i jepnin katër a pesë muaj leje dhe sa të kaloja këtë periudhë të vinte të më shërbente mua. Andaj, motra ime erdhi brenda javës në shtëpinë time. Ajo bënte gjithë punët e shtëpisë dhe rrinte gjithë ditën me mua. Për mua, aq sa shihja shtrirë nga krevati, gjërat ishin në rregull e nuk dyshoja për asgjë, por ja që para se motra ime të ikte, kishte ndodhur proçka. Gjatë periudhës që ajo më kishte shërbyer mua, im shoq ia kishte vu syrin! Ajo tashmë ishte rritur, njëzet vjeçe dhe gjithë nur. Edhe im shoq ishte i bukur dhe ata ishin dashuruar. Kur gjendja ime u përmirësua dhe motra duhej të kthehej në shtëpi, e pash që po bëhej nervoze, por mendova se ishte mësuar me mua…

Të nesërmen dolëm unë e im burrë për një xhiro të shkurtër në qytet dhe u kthyem në shtëpi. Heshtja e tij më vrau pak, por do t’më vrisnin më shumë sherret e tij. Filloi të grindej me mua për gjëra të kota, “pse kështu e pse ashtu…”.

Erdhi koha të lindja fëmijën dhe ishte muaji prill kur unë linda vajzën time.

– I ka ngjarë motrës sime, – u thosha infermiereve ndërsa të gjitha vinin e shikonin dhe më thoshin “sa e bukur”.

Edhe im shoq e pranoi me kënaqësi se vajza i kishte ngjarë tezes bukuroshe.

Të nesërmen në shtëpinë time ra zia…

– Të lutem, burrë, do më thuash ç’të mundon?

– Asgjë, thjesht, jam i mërzitur, – më tha e uli sytë.

– Më thuaj… mos është për shkak të ikjes së motrës sime?

Ai u skuq në moment. Nga tronditja që pash në sytë e tij e kuptova që ishte e vërtetë.

– Po, – më tha, – jam dashuruar me motrën tënde! Dhe, ta dish se ajo është shumë herë më e mirë se ti, jo vetëm nga pamja, por edhe si grua.

M’u duk sikur deshi të çohej e të m’i fuste duart në fyt, ndërkohë që gjithë biseda ishte bërë shumë qetësisht…

– Ç’të kam bërë? – iu ktheva, ndërsa u përpoqa të mbaja veten. – Ç’i kam bërë motrës sime që të vijë e t’ma shkatërrojë shtëpinë?

Sapo ia përmenda motrën, më ra shuplakë. Ky edhe ishte kulmi i zënkës.

Nuk nxora zë, por mora foshnjën në krahë që ta kisha sa më afër.

Të nesërmen ai shkoi në punë dhe unë bëra gati plaçkat e mia dhe të vajzës dhe shkova në shtëpinë e prindërve. U tregova ç’kishte bërë ime motër dhe mbaj mend se edhe ajo u rrah nga vëllai im…

Pas pak ditësh ime motër nga puna nuk u kthye në shtëpi. Kishte shkuar te im burrë…

E unë, më asnjëherë nuk jam martuar, kurse vajza ime u rrit, u martua dhe i ka dy fëmijë tashmë të rritur..Si ma mori burrin motra ime?

loading...

loading...