Si janë njohur këto çifte të famshme të Shqipërisë?(Foto)

Pas çdo çifti, ka një rastësi që ka bërë të mundur takimin, njohjen dhe dashurin kjo është një prej gjërave që na bën më tepër kurreshtarë, sidomos kur bëhet fjalë për çifte të famshme .

Ju rikujtojme momentet e para te njohjes së çiftave më të njohur sshqiptare, me rastësitë, dëshirat dhe njerëzit që u dhuruan historinë e tyre të dashurisë .

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami- Rudina ka treguar tek ‘Zone e Lire’ se gjithqka kishte nisur në facebook.
Ai i kishte derguar një përshëndetje nga tokio, ku qëndronte në atë kohë.
mund të themi se takimi i parë ishte një goditje rrefen Rudina, për momentin kur ata u njohën nga afër për intervisten në emision.’Kisha parë foto të tijat, por gjithmonë në ring, dhe e ftova thjesh nga tërheqja për të si sportist i suksesshem, s’me kishte ndodhur kurrë diçka e tillë’.

Aurela Gaçe dhe Skerdi-Aurela nuk parapëlqen të flasë për marrëdhënien me bashkëshortin e saj Skerdin, por ka dhënë disa detaje lidhur me njohjen e tyre. Ajo ka rrëfyer se kanë qenë pikërisht miku i saj i ndier, Doktor Flori, bashkë me vëllanë e tij, Albanin, që e kanë njohur me Skerdin, i cili është gjithashtu menaxher i saj. Takimi i tyre i parë ka qenë, siç mund të pritet, në një koncert, ku kanë shkëmbyer vështrime flirtuese. ‘E putha vetë e para!’, ka thënë Aurela në një intervistë.
Adelina Ismajli dhe Vali Krasniqi – Adelina Ismajli e ka rrëfyer njohjen me Vali Krasniqin për Anabel: ‘Me Valin jam njohur gjatë promovimit të albumit ‘Fenix’ në 2008-ën (…) Vali ishte pronar i një zinxhiri Night Club-esh, edhe i këtij ku po promovoja albumin (…) Unë e pashë që larg dhe e pëlqeva menjëherë. Iu afrova dhe, për të zënë miqësi, fillova t’i jap urdhëra duke menduar se ishte një punëtor i thjeshtë i klubit. Në fakt, ai ishte pronari i të gjithë objektit dhe, duke më dëgjuar, për të mos më ofenduar, vazhdoi punën dhe më bindej verbërisht. Nuk kisha parë kurrë një mashkull të sillej në të tillë mënyrë! Atëherë thashë me vete: ‘Adelina, hidhu!’’ Pasi u njoh më shumë me të, Adelina i propozoi që të bëhej menaxheri i saj, dhe më pas nisën marrëdhënien e tyre që vijon sot e kësaj dite.
 Alban Skënderaj dhe Miriam Cani- Ka qenë babai i saj, që ka ndërhyrë në njohjen e Miriamit me Albanin. Siç tregon ajo, i ati kishte dëgjuar Albanin dhe i kishte lindur dëshira që e bija të kishte një bashkëpunim me të. Pasi i ati i kishte folur shumë fjalë të mira për këtë këngëtar në Shqipëri, Miriami kishte caktuar një takim me Albanin, kur ajo të vizitonte Shqipërinë. Por babai i saj e kishte telefonuar për t’i thënë se mund ta takonte Albanin më shpejt, në një koncert në Zvicër, e ia kishte kaluar në telefon. Më pas ata ishin takuar e kishin kaluar disa ditë në Zvicër, që do të ishin fillimi i marrëdhënies së tyre të gjatë.
Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku- Dashuri me shikim të parë. Siç tregon Besarti, ai e ka parë në rrugë, pa e njohur se ajo ishte, asokohe, Xhensila e ‘Etheve të së Premtes 3’. ‘Ishte duke kaluar me të ëmën në rrugë kur e pashë, unë isha brenda makinës’, tregon Besi për Shqip, ‘Që aty s’i jam ndarë më’. Besarti thotë që më pas ka bërë çmos për t’i gjetur numrin, dhe kur më në fund i ka telefonuar, i është përgjigjur nëna e saj. Por nuk kishte ndërmend të hiqte dorë; ‘Ia gjeta anën me anë të shoqërisë’, thotë Kallaku. Ishte mëse i vendosur t’i tregonte se ai shikim i parë nuk kishte si të ishte i rastësishëm.
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha- Armina ka rrëfyer se ajo nuk e njihte më parë se kush ishte Shkëlzen Berisha, pasi nuk e ndiqte politikën. Pa e ditur kush ishte, tregon ajo për Panorama.al, ata janë parë shumë vite më parë, kur ajo ishte ende e vogël, teksa qëndronin në një lokal, në tavolina të veçanta. Më pas ky moment është harruar, e ata janë njohur rastësisht në një tavolinë miqsh, pas shumë vitesh.
Nora Istrefi dhe Robert Berisha-Nora tregon se me Robertin e ka afruar muzika. Njohja, puthja e parë, fejesa e më pas martesa, kanë ardhur shumë ngadalë. Ajo këngëtare, ndërsa ai muzikant, janë njohur gjatë disa koncerteve të Norës në Diasporë. Duke qenë se takoheshin shpesh në këto evente, ata kanë nisur të shoqërohen përreth 4 muaj, e më pas kanë kaluar 2 vjet së bashku përpara se të fejoheshin zyrtarisht. ‘Jemi puthur 4 muaj pasi jemi njohur’, ka treguar Roberti, ‘Nora është shumë e mirë dhe e sjellshme, dhe kisha frikë mos e humbisja’.
Anjeza Shahini dhe Paul Connolly- Këngëtarja ka treguar për Takimin e Pasdites, se njohja e saj me diplomatin anglez ka qenë ide e miqve të tij, pronarë të një karaoke-je ku Anjeza ishte ftuar. ‘Ka qenë punë fati’, ka rrëfyer Anjeza, ‘Unë nuk i preferoj karaoket, por atë ditë janari të 2011-ës nuk e di ç’më shtyu të pranoja. Unë nuk dija asgjë se ai mund të ishte aty apo kush ishte’. Anjeza ka treguar se kur e ka takuar Paul-in për herë të parë në këtë karaoke, i është krijuar përshtypja se njiheshin. Ata janë takuar sërish pas 6 muajve, gjatë të cilave Paul i shkruante asaj e-mail-e ku e pyeste si i shkonin koncertet.
Vesa Luma dhe Big Basta
Vesa ka treguar në ‘E Diela Shqiptare’ se më parë e ka njohur Big-un vetëm së largu, si producent, e më pas janë njohur së afërmi në ‘Dancing With the Stars’ 2011, ku ishin konkurrentë. ‘Nga larg më ishte dukur mendjemadh’, rrëfen Vesa, ‘Por kur fola me të kuptova që më kishte gënjyer përshtypja e parë’. Vesa tregon se gjatë asaj kohe, Big Basta ishte treguar shumë i sjellshëm me konkurrentët nga Kosova, çka e kishte bërë ta vlerësonte, fillimisht si shok. ‘Ky mendjemadhi e hodhi hapin e parë’, ka thënë Geraldi duke qeshur. Vesa dhe Big-u janë shoqëruar si miq vetëm për 2 javë, por e kanë kuptuar menjëherë se mes tyre do të kishte diçka më shumë.
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska-Çifti i njohur që lindi prej ‘Portokallisë’, tregojnë se nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Megjithatë, që në fazën e parë të njohjes ata e kanë ditur se mes tyre do të kishte më shumë se miqësi. Gjatë pushimeve të provave të Portokallisë, Ermali i ka dërguar Amit një mesazh: ‘A do të pimë kafe?’. Por, siç tregon vetë, Ami nuk ia kishte numrin dhe mbeti e shtangur, ndërsa Ermali ishte përballë saj në kafe dhe shikonte reagimin. Më pas, nuk është dashur shumë kohë që marrëdhënia e tyre të kthehej në një lidhje dashurie. ‘Ka qenë pa paramendim, shumë e shpejtë dhe spontane’, tregon Ami.
Lorik Cana dhe Monica
Futbollisti shqiptar dhe arkitektja italiane kanë pasur një njohje nga ato klasiket, me vështrime flirtuese dhe shkëmbim numrash telefoni. Ata kanë treguar për revistën Teuta se janë njohur në verën e 2011-ës, kur Canaj kishte shkuar në Romë për nisur karrierën e tij tek Lacio. Ata janë parë në një restorant, ku siç rrëfen Loriku, fillimisht nuk e ka vënë re bjonden italiane. Më pas kanë shkëmbyer disa vështrime, derisa ai është larguar, duke i lënë asaj numrin e tij të telefonit përmes menaxheres së tij. ‘Isha i bindur se do të më telefononte’, thotë Loriku. Vetëm pak muaj më vonë, ata nisën të bashkëjetojnë.

tefamshmit