Si gënjejnë femrat?

main_Femrat

Femrat dhe meshkujt nuk ndryshojnë shumë për nga mënyra se si mund të shprehin ndjenja të caktuara. Por ata ndryshojnë vërtet për nga mënyra se si gënjejnë. Nëse një grua është më elegante në mënyrën se si e përpunon një gënjeshtër, meshkujt janë më të padjallëzuar por gënjeshtrat e tyre janë më lënduese.

Kur gënjejnë gratë dhe cilat janë disa nga arsyet që i detyrojnë vërtetë ato? Të gjithë gënjejnë. Meshkuj dhe femra, pak apo shumë nuk ka rëndësi. Ajo që vihet re janë dallimet që kanë edhe në mënyrën se si gënjejnë, si dhe arsyet që i detyrojnë ata për të gënjyer. Nuk ka dyshim se gratë thonë gënjeshtra, në mënyrë të konsiderueshme dhe shpesh. Edhe burrat bëjnë të njëjtën gjë.

Megjithatë është provuar se një grua është e aftë ta kuptojë menjëherë një burrë që gënjen. Nëse konsiderojmë disa sondazhe që janë bërë vitet e fundit burrat gënjejnë pesë deri në gjashtë herë më shumë se femrat. Nga ana tjetër, gratë e bëjnë çdo gjë në një mënyrë më profesionale. Janë më oratore dhe shfaqin më pak pauza se burrat kur gënjejnë. Burrat i plotësojnë fjalimet me gjysma fjalësh. Përveç kësaj, gratë gënjejnë në një mënyrë më elegante pa i bërë të tjerët të nxehen apo të zemërohen. Fatkeqësisht, gënjeshtra e meshkujve shpesh është shumë e guximshme dhe lënduese.

Gratë gënjejnë që të ndihen rehat me veten e tyre, ndërsa burrat gënjejnë duke u përpjekur për të krijuar një imazh më të mirë për veten e tyre. Shpesh herë ato gënjejnë duke i bërë të tjerët të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Për shembull 50 për qind e grave i gënjejnë burrat e tyre për arritjen e orgazmës. Gjithashtu gratë gënjejnë për të mbrojtur vetveten apo sepse nuk ndihen të sigurta. Ajo që kërkojnë gratë është të jenë perfekte, sidomos në ditët e sotme ku imazhi dhe pamja e jashtme po vlerësohet më shumë se ç’duhet. Kjo do të thotë se gratë ndihen të kërcënuara.

Kjo përbën dhe një tjetër arsye se pse gratë gënjejnë. Fenomeni ndodh edhe kur arsyet janë banale. I thonë të tjerëve se sa bukur ngjajnë kur në të vërtetë nuk është ashtu ose se sa janë dobësuar. Gënjejnë për moshën ose për një kilogram më pak të peshës së tyre apo edhe për rezultate të marra në teste qofshin këto në shkollë apo punë.