Si erdhi deri te beteja mes jasharajve e policisë serbe? (Foto)

loading...


Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz,në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, i cili për fat të mirë, alarmoi tërë botën.
Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.
jashari_7167
Pikërisht më 5 mars bëhen 18 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.
ademjashari1
Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumë kush është duke shkruar,por dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës,sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar për gjithmonë’’.Edhe në këtë përvjetor të Epopesë së Jasharëve dhe të Epopesë së UÇK-së, ka vendin respekti.
20150305083211596
Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë,Kosova mundi frikën,me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri,për pavarësi e demokraci,që këdo ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar,që shekuj e vite i dha Kosovës shumë .Siç dihet familja Jashari,pos komandantit legjendar Adem Jasharit ranë për të mos vdekur kurrë edhe 20 anëtar tjerë të familjes Jashari.
20141128223114884
Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri buj sepse ngriti lartë mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar. Kjo histori e komandantit legjendar Adem Jasharit,familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë,do të mbetet histori në vete për brezat e ardhshëm dhe gjeneratave të reja të kombit shqiptar,por në raste ndodhin siç kanë ndodhur kurrë pa vullnetin tonë por gjithnjë të imponuara,rënia e Jasharëve do të jetë mësimi se si duhet tëflijohesh për lirinë e vendit dhe për lirinë e popullit të tij.
s1

loading...

s2

s3

s4

s5

loading...