“Si e gjeta foshnjen të braktisur në mes të shiut, qante nga uria” (VIDEO)

loading...

screenshot-3_1476298185-3441049

loading...
Një foshnje 1-muajshe e seksit femër është gjetur dje pasdite e braktisur në kryeqytet në rrugën “Arkitekt Sinani”. Foshnja u gjet nga shtetasja Fatbardha Zerani, pranë pallatit me nr 228 në rrugën ‘Arkitekt Sinani’. Ajo po dilte bashkë me dy vajzat e saj në një kafene pranë shtëpisë së tyre.Gruaja që e gjeti foshnjën është shprehur: ”Ishte ora 8, derisa erdhën ato. Morëm policinë, pas policisë erdhi dhe ambulanca. Ta çojmë në maternitet thashë, merreni se nuk kam ku ta çoj unë e shpëtova për momentin se ndonjë qen apo mace mund ta hante. Fëmija ishte mbështjellë dhe qante se e kishte marrë uria për të ngrënë. Shi ishte, ishte lagur fëmija.” Ata kanë njoftuar policinë ku kjo e fundit pasi ka marrë fëmijën e ka dërguar atë në maternitetin “Mbreteresha Geraldine’.

loading...