Si asnjëherë më parë, meteorologët japin alarmin: Ja ç’do ndodhë këtë verë

Kompania e njohur amerikane për parashikimin e motit, “AccuWeather” parashikon se për zonat në Evropën Jugore dhe Lindor kjo do të jetë një verë e gjatë e ngrohtë me temperatura të larta të rrezikshme dhe thatësirë.

Sipas parashikimeve të “AccuWeather” në këtë zonë pritet një periudhë e gjatë me temperatura mbi mesataren e zakonshme, veçanërisht në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik.

Veçanërisht temperatura të larta do të jenë të pranishme gjatë korrikut dhe gushtit.

Meterologu Aen Repert duke folur për zonën e Ballkanit deklaroi se rrezik më i madh nga temperaturat e larta i kanoset Maqedonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Kolegu i tij Tajler Rojs nuk e përjashton mundësinë edhe të paraqitjes së nivelit të rritur të smogut dhe cilësisë së keqe të ajrit.

Si pasojë e temperaturave të larta do të paraqitet thatësirë, që negativisht do të pasqyrohet tek të mbjellat.

Thuhet gjithashtu se prej vitit 1800, këto temperatura nuk janë parë, gjatë verës.