Shuplakat e Amerikës nuk duhet të na zmbrapsin

loading...

loading...
Ylli Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker.Ky i fundit veprimet e protestës së fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cilësoi si të palaçove dhe i tërhoqi vrejtjen atyre që sjellje të tilla nuk i takojnë shekullit XXI.

Por Hoxha, thotë se këto deklarata të Reekerit janë të padrejta, dhe për balancuar garën e parimësisë së Vetëvendosjes dhe servilitetit të pushtetit.

“Shuplakat e herë pas hershme të State Departamentit ndaj VV-së nuk duhet të na zbrapsin. Ato duhet t’i kuptojmë si intervenim të jashtëm për ta baraspeshu sadopak garën mes parimsisë tonë dhe servilitetit të pushtetit. Ajo që për ne duket si ngarkesë me një thes gurë në një garë vrapimi, për pushtetin është heroinë që krijon varësi. Vetëm paramendoni cili do t’jetë rezultati i ballafaqimeve tona kur ky intervenim i padrejtë të mos egzistojë më”, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook.

loading...