Shtrati më antik në botë

shtrati-angli

Duhet të jetë një objekt për muze, por ja që përdoret çdo natë prej 400 vjetësh. Është shtrati më antik në botë që ende përdoret në Mbretërinë e Bashkuar e që ndodhet në një nga dhomat e shumta të kështjellës Berkeley, në jug-perëndim të Anglisë.

Në shtratin në fjalë kanë fjetur 15 breza fisnikësh që i përkasin familjes Berkeley, të cilët kanë pasur mundësi të shijojnë komoditetin e tij, ndërkohë që eksperiencën do ta vazhdojnë pasardhësit e tyre.

Siç kanë shpjeguar pronarët aktualë të shtratit, John Berkeley dhe bashkëshortja e tij Georgina, ai vazhdon të jetë shtrati më i mirë i të gjithë rezidencës së tyre.

Objekti është ndërtuar me dru në vitet e para të 1600-ës, ka mbulesën tipike në pjesën e sipërme dhe mban stemën mbretërore të familjes Stuart.

Gazeta “Daily Telegraph” i ka kushtuar një editorial të vogël këtij lajmi, duke shkruar se, dyqanet sot mund të ofrojnë mobilje me çmime marramendëse, por cilësia e ofruar nga artizanët e dikurshëm është e paarritshme.

 

|top channel|