Shtoni vetëm këtë përbërës dhe do të shijoni shalqirin më të mirë të jetës tuaj

loading...

loading...

Gjatë verës, ka disa produkte që ju nuk do të dëshironit t’i ndanit nga tryeza. Shalqiri është një prej tyre. Ai është një hidratues i mrekullueshëm i trupit, freskues dhe për më tepër ka një shije shumë të mirë. Është një ndër gjërat që gjendet në frigoriferin e gjithësecilit, veçanërisht në këto ditë të nxehta.

Por, ju mund ta bëni akoma më të shijshëm atë duke përdorur një truk shumë të thjeshtë. Mund t’ju duket e çuditshme, por nëse i shtoni pak kripë shalqirit do të provoni një shije mbresëlënëse. Për më tepër, kripa gjithashtu largon ëmbëlsinë e madhe të shalqirit.

Poashtu, mund të shtoni mbi të edhe pak proshutë, (siç bëjnë italianët) duke qenë se edhe ajo ka një shije të kripur. Në këtë mënyrë balanconi të ëmblën dhe të kripurën.
Provojeni, sepse nuk do ta hani më shalqirin në asnjë mënyrë tjetër.

loading...