Shtoni këtë në shampo dhe harrojeni rënien e flokëve

loading...

loading...

Rënia e flokëve sigurisht është një ndër gjërat më të bezdisshme, e cila nuk njeh moshë dhe as gjini.

Faktorët ndikues janë të shumtë, ku kryesisht theksojmë kequshqyerjen, gjenetikën, përdorimin e produkteve jocilësore ose me përmbajtje të lartë kimikatesh, etj.

Por, falë përbërësve natyralë të cilët janë gjithmonë një zgjidhje për çdo problem, rënia e flokëve do të marrë fund menjëherë.

Vajrat esencialë janë bërë shumë të përdorshëm në ditët e sotme për qëllime të ndryshme.

Shumë njerëz i përdorin për të përgatitur shampo që trajtonjë rënien e flokëve dhe zbokthin.

Kështu, ajo që duhet të bëni është të shtoni në shampo këto përbërës, ku vajrat esencialë janë primarë.

Përbërësit:

1 shampo me pH neutral

2 kapsula vitamin E

10 pika vaj rozmarine

10 pika vaj limoni

Përgatitja dhe përdorimi:

Shtoni kapsulat e vitaminës E dhe vajrat në shampon me pH neutral dhe tundeni mirë.

Aplikojeni atë në flokë të lagur dhe lëreni për 20 minuta. Më pas lajini flokët si gjithmonë.

Përdoreni këtë trajtim rregullisht në vend të shampos së zakonshme dhe do të shihni rezultate që do t’ju mahnisin.

loading...