Shton ca kilogramë, nuk e duan më

Hailey Clauson është një manekine 19-vjeçe, e cila me modelim merret që nga mosha 15-vjeçe, por tani ankohet se nuk gjen punë pasi ka hyrë në pubertet.

Edhe pse para katër viteve ajo ka shëtitur pistave të firmave si “Dior” dhe “Calvin Clain”, që kur ka fituar format femërore, ajo më nuk është e mirëseardhur në revytë e modës. Ajo thotë se industria e modës thjeshtë nuk ka ditur se çfarë të bëj me të pas hyrjes në pubertet.

“Për revy të modës, duhet të jeni thatanike. Për këtë arsye jam paraqitur në këto revy deri në moshën 16-vjeçe. Ishte shumë e vështirë, sepse isha e re dhe gjithmonë mundohesha të arrij atë që kërkohej nga unë dhe jepja tërë nga vetvetja që në xhirime të paraqitesha me plot vetëbesim”, rrëfen ajo.

Kur i kishte mbushur 17-vite, ajo kishte vendosur të bëj një pauzë dhe të kthehej në vendlindje në Kaliforni. “I kam thënë vetes ‘Ok’, kjo është si dukesh tani dhe më nuk mund të jesh 15-vjeçe.

E kam detyruar veten që të besoj në vetveten. Shumë vajza kanë forma të plota të trupit dhe duken seksi. Edhe unë kisha shtuar ca kilogramë në eshtrat e mi dhe kjo ishte bukur”, ka shtuar ajo, mirëpo, punëdhënësit e saj nuk ishin të këtij mendimi, pasi refuzojnë ta angazhojnë.