Shtetrrethim që pa zbardhur ende mirë, çfarë po ndodh në Shkozë?

SMëngjesi i djeshem ka nisur në mënyrën më të keqe për banorët e Shkozës dhe ky problem është më i gjatë se thjesht disa orë të paradites, sepse shtëpitë e 153 familjeve po shemben.

Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Shkozë, furgona policie dhe trupa të armatosur bashkë me forcat speciale “Shqiponja”, kanë rrethuar vendin dhe kjo i ka befasuar jo pak banorët që nuk e prisnin “rrethimin” kaq shpejt.

Një qytetar ka shkruar për JOQ:

Këtë ditë ne banorët e Shkozës deklarojmë vdekjen e të drejtës dhe shtypjen e njerëzve të thjeshtë me këmbën e shtetit të veshur si polici”.

Shembja e shtëpive të Shkozës vjen si shkak i zbatimit të projektit të Lanës dhe IKMT ka shembur tashëm shtëpinë e parë.

Forcat “Shqiponja” ashtu si asnjëherë tjetër qëndrojnë mbi urë të pajisur me kallashnikovë, ndërsa veshur mbajnë jelek antiplumb.

Kjo është e pazakontë në fakt sa kohë fatmirësisht nuk jemi në kohë lufte, mirëpo shteti paska vendosur të tregojë forcën me çdo kusht.

Banorët e quajnë këtë aksion “sulm” dhe se nuk ishin lajmëruar se akisoni do niste që sot.