Shteti që do paguajë edhe të papunët me 2235 euro në muaj

Zvicra ka vendosur që të hedhë për votim një propozim, për t’i paguar të gjithë qytetarët e saj me 2235 euro (1,700 paund) në muaj, pavarësisht nëse ata janë në punë ose jo.
Nëse ky propozim votohet, atëherë Zvicra do të bëhet vendi i parë në botë, që do t’u sigurojë të ardhura bazë mujore qytetarëve të saj, të pakushtëzuara.

Sot, ky është shteti i parë që do të hedhë për votim këtë çështje. Ideja, e cila është propozuar nga një grup intelektualësh, të cilët insistojnë se njerëzit ende duan të punojnë dhe të gjejnë punë, nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga politikanët e majtë apo të djathtë.

Qeveria federale vendosi që të votojë mbi propozimin në qershor.

Arsyeja që fshihet prapa skemës është thyerja e një varësie mes punës dhe të ardhurave, ku njerëzit do të kenë të ardhura të garantuara pa marrë parasysh nëse janë në punë apo jo.

Propozimi i komisionit është i bazuar në një sondazh të kryer nga Instituti Demoscope, sipas të cilit, shumica e banorëve zviceranë u shprehën të gatshëm do të vazhdojnë të punojnë, apo të kërkojnë për një punë, edhe nëse shteti u garanton të ardhurat.

Sipas anketës, vetëm dy për qind e njerëzve deklaruan se do të largoheshin nga puna, ndërsa tetë për qind thanë se “mund ta parashikojnë këtë mundësi në varësi të rrethanave”.
euro-coins-and-banknotes