‘Shteti Islamik nuk janë njerëzor’, flet duke qarë femra e cila u mbajt skllave seksi (Video)


Një femër e cila u mbajt skllave vetëm për seks për shtatë muaj, tregon se si është abuzuar nga xhihadistët.
Një 25 vjeçare ka vuajtur nga abuzuesit dhe tregon si i kishin rrëmbyer gratë Yazidi dhe abuzonin vazhdimisht me ato, transmeton lajmi.net.
Katër fëmijët e saj të moshës pesë, gjashtë, shtatë dhe tetë për një kohë të gjatë janë rrahur abuzuar kështu që ajo u detyrua të sakrifikojë vetën në raport me kërkesat e ISIS vetëm që ti mbrojë fëmijët e saj.
“ISIS nuk janë njerëz, ata janë të sëmurë”, ka thënë ajo.
Pas lirimit të saj nga kurdët në Irakun e Veriut ajo ka pranuar të flaës para kamerës por shihet qartë duke qarë teksa i tregon vuajtjet që ka përjetuar.
Ajo ka thënë se ka qenë skllave seksi e një luftëtari të ISIS të quajtur Omar.
“Ai abuzonte me mua çdo ditë”, ka thënë ajo.
“Unë nuk mund t’ju them se sa e tmerrshme ishte dhe sa të çmendur janë këta njerëz”.
“Ata nuk janë si njerëzit. Ju nuk mund t’i imagjinoni ata”.
“Ata ishin shumë të dhunshëm dhe bërtisnin çdo ditë. Edhe babai im dhe vëllezërit e mi janë marrë peng nga ata dhe tani nuk kam ndonjë lajm prej tyre”.
“Me siguri ata janë vrarë, por është më mirë. Është më mirë që ata të vdesin se sa të rrinë në duart e këtyre të sëmurëve”.
“Edhe ne që mbaheshim skllave seksi donim të vdisnim vetëm për të mos rënë në duart e tyre”, ka shtuar ajo duke qarë.
Jan Ihan Klzilhan, një mjek gjerman i cili u takua me vajzën ka thënë: “Ajo nuk kishte as hundë e as vesh”. Gjithashtu tregoi edhe për një tjetër vajzë e cila nuk pranoi të dalë para kamerës, e cila ishte traumatizuar nga ky akt dhe të cilës ia kishin djegur fytyrën pasi ajo i kishte refuzuar ata për seks. /lajmi.net
p