Shtetësia amerikane

ligjshëm për shtetësinë amerikane. Çfarë duhet të bëj që të marr pasaportën amerikane? CG, Bruklin, Nju Jork.
Përgjigje: Ju mund të bëheni shtetas amerikan nëse përmbushni disa kërkesa. Duhet të plotësoni formularin e përcaktuar Form N-600( Application for Certificate of Citizenship).Babai juaj ose personi që u ka nën kujdestari gjithashtu duhet të nbushë formularin N-600 (në emër të fëmijës së parritur). Divorci i prindërve nuk influencon marrjen e shtetësisë amerikane nga fëmija.

Gjithësesi, nëqoftëse divorci ka ndodhur para se ju të aplikoni për shtetësisë amerikane, ju duhet të vërtetoni që keni banuar në mënyrë të ligjshme me prindin (ose me personin) që u ka pasur nën kujdestari, para se të mbushnit 18 vjeç. Por nëse prindi që është shtetas amerikan nuk është Ai që u ka pasur në kujdestari ligjore, ju nuk do të jeni në gjendje të fitoni automatikisht shtetësinë amerikane.

Pyetje:

Unë kam pasaportën amerikane të lëshuar nga Departamenti i Shtetit. A duhet të mbushë formularin N-600 për të marrë certifikatën e shtetësisë? BD, Short Hills, NJ
Përgjigje: Jo. Për ju nuk është e nevojshme. Pasaporta amerikane për periudhën që është e vlefshme, shërben si dëshmi e shtetësisë suaj. Megjithatë, mund t’ju kërkohet të tregoni Certifikatën e Shtetësisë nëse aplikoni për përfitime të caktuara, si benefite financiare, sigurime shoqërore,për punësim, për rinovimin e pasaportës,etj.

Pyetje:
Prindërit e mi kanë ardhur në SHBA shumë vite më parë dhe unë jam lindur këtu.Tani jam 27 vjeç. Prindërit nuk i kanë marrë pasaportat amerikane sepse ata nuk kanë mësuar anglisht. Unë kam frikë se Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të më pyesin mua, se pse prindërit e mi nuk kanë dokumente. Mirëpo unë kam humbur certifikatën e lindjes. A mund të aplikoj për certifikatë të shtetësisë, për ta treguar në polici? Anonim në Bronx, NY

Përgjigje:

USCIS nuk lëshon Çertifikata Shtetësie për rastet e personave që kanë lindur në SHBA. USCIS e lëshon Çertifikatën e Shtetësisë vetëm për ata individë që kanë lindur jashtë Amerikës, por janë bërë shtetas të SHBA nëpërmjet prindërve të tyre ose që bëhen shtetas pas lindjes, por para se të mbushin moshës 18 vjeç. Ju duhet të aplikoni për pasaportë amerikane duke përdorur çertifikatën tuaj të lindjes së SHBA. Në Nju Jork mund të aplikoni për certifikatën e lindjes (dublikat) duke telefonuar 1-877-854-4481 ose me postë në adresën:

New York State Department of Health
Vital Records Certification Unit
P.O. Box 2602
Albany, NY 12220-2602

Aplikimet duhet të dorëzohen shoqëruar me licensën e makinës, ose me kartën e idenditetit( me foto), të lëshuar nga shteti ku banoni; ose të lëshuar nga ushtria amerikane. Aplikimet mund të dorëzohen të shoqëruara me dy dokumente: Fatura të shërbimeve publike, ose telefonike; Letër nga një agjenci qeveritare e datuar brenda gjashtë muajve të fundit. Shumica e shteteve kanë një procedurë të ngjashme për të marrë një certifikatë lindje( dublikatë).

Pyetje: prindërit e mi(shtetas amerikanë) kanë vdekur. Ndikon kjo në aplikimin tim për shtetësi amerikane? NR

Përgjigje : Jo. Vdekja e prindërve tuaj nuk influencon aplikimin tuaj për shtetësi amerikane, nëse ju automatikisht e përfitoni atë ose që në lindje, ose pas lindjes para vdekjes së prindërve. Megjithatë, vdekja e tyre mund të ndikojë në aplikimin tuaj për marrjen e Certifikatës të Shtetësisë nëse nuk i përmbushni kërkesat e nenit 322 të Aktit të Shtetit të Emigracionit (INA). Ju lutem vini re se seksioni 322 i INA nuk parashikon shtetësi automatike, por natyralizimin para moshës 18 vjeç dhe ju lejon të mbështeteni në praninë fizike të gjyshit tuaj në vend të pranisë fizike të prindit tuaj.

Pyetje : Unë aktualisht nuk banoj në Shtetet e Bashkuara. A jam ende i kualifikuar për të Certifikatën e Shtetësisë amerikane? GL
Tiranë, Shqipëri

Përgjigje : Personat të cilët kanë marrë shtetësinë e SHBA dhe banojnë jashtë vendit duhet të kërkojnë evidencë (provë) të shtetësisë amerikane përmes aplikimit për pasaportën amerikane në Departamentin e Shtetit. Në shumicën e rasteve, duhet të jetoni në Shtetet e Bashkuara për të aplikuar për një të tillë.

Të interesuarit mund të gjejnë edhe informacione shtesë nga faqja e internetit e Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin (USCIS) në www.uscis.gov ose në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA (DOS) në www.travel.state.gov