Shtepia ne zjarr, gruaja hedh burrin e niperit ne uje per t’i shpetuar (video)

Teksa zjarret kane perfshire Australine, historia e Tammy Holmes duket shumë e veçantë.

f76be391-4403-473c-a7cb-39611c68e160---0-

 

Zjarret e mëdha kanë përfshirë Australinë, sidomos në jug-lindje të vendit. Shumë familje kanë humbur shtëpitë, për shkak të vatrave që po krijohen pa kontroll. Në të gjithë këtë “katrahurë”, historia e Tammy Holmes duket shumë e veçantë. Shtëpia e saj ishte e rrethuar nga flakët, kur ajo u hodh në ujë nën një mol afër banesës së saj, bashkë me të shoqin Tim dhe 5 nipërit e saj. Gjithçka dëshmohet edhe nga një fotografi e shkrepur nga celulari i Timit.