Shqyrtohet ligji për patentë shofer


Komisioni për legjislacion ka kërkuar nga Ministria e Transportit që të bëjë riformulimin e nenit 4 për të sqaruar se kush është organi kompetent për lëshimin e patentë shoferëve ndërkombëtarë dhe sa do të jetë çmimi.
Ndërsa tek neni 17, është kërkuar të specifikohet forma dhe mënyra e gjobës për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Komisioni u pajtua për mbajtjen e një punëtorie për shqyrtimin e Ligjit të Kuvendit, si dhe krijimin e një grupi punues për harmonizimin e amendamenteve për projektligjin e procedurës së përgjithshme administrative.
patente-shoferi-680x420-650x358