Shqiptarja që “sfidon” supermodelen Cara Delevigne

loading...

loading...
Roela Kaso thyen mitin! Shqiptarja e parë dhe e vetme, që listohet në të njëjtën agjenci në Milano, me dy ikonat e modës Cara Delevigne dhe Su Hue. Adoleshentja shqiptare rrëfen në një intervistë për “Bluetooth” rrugëtimin e saj në botën e modës.

Më kanë zbuluar prej një viti në dyert e gjimnazit tim, teksa po largohesha nga shkolla. Më afrohet një vajzë dhe më prezantohet si pjesë e agjencisë “Bindi Model Management”. Të jem e sinqertë, kam qenë një vajzë që modelingun nuk e ka pasur asnjëherë hobi dhe gjithnjë skeptike në lidhje me industrinë e modës. Për mirësjellje ndaj insistimit të vajzës i lashë numrin tim, duke i komunikuar që do të kishim një takim bashkë me prindërit dhe me pronarët e agjencisë. Ajo ditë erdhi të nesërmen dhe unë dëgjoja e pavëmendshme prezantimin e agjencisë me bindje dhe padurim që sapo të mbaronte takimi të largohesha. Pas shumë kohësh insistim nga agjencia dhe me nisjen e seteve të para fotografike, çdo gjë ndryshoi për mua. Modelingu ishte një zbulim i paimagjinueshëm!, thotë Kaso.

Si reaguan prindërit në lidhje me këtë?

Unë vij nga një familje e rregullt, me principe dhe jo shumë mendjehapur apo moderne. Sigurisht ishin të trembur për vajzën e tyre 17-vjeçare, por pasi dëgjuan dhe panë punët e agjencisë, çuditërisht ata ishin shtysa e parë për një përgjigje pozitive dhe unë isha përgjigjja mohuese ndaj modelingut. E kuptoj, duket një ironi e fatit, por e tillë ishte.

Si ishte eksperienca juaj e parë?

Eksperienca ime e parë ishte prezantimi nga një ndër agjencitë më të mira në Milano, ‘FASHION’ në sajë të agjencisë sime mëmë ‘BINDI MODEL MANAGEMENT’. Kjo është një mundësi që nuk u jepet dot shumë modeleve, edhe pas shumë vitesh eksperiencë në modeling.

Si e përjetuat ju këtë eksperiencë?

Për mua ishte hera e parë që udhëtoja në një metropol dhe m’u desh të përballesha me një ndër qytetet më kompetitive në industrinë e modës. Mbaj mend që jam larguar me lot nga prindërit, por në Milano kam përjetuar me gëzim çdo sekondë të qëndrimit aty.

A mund të na sillni disa detaje nga jeta e një modeleje në Milano?

Unë e nisja mëngjesin me një hartë në dorë. Çdo mëngjes paraqitesha në agjenci, që më listonin vendet ku duhej të shkoja për casting (përzgjedhje). Në një casting të duhej të prisje shpesh edhe tri orë, pasi bëhej një radhë e gjatë prej 400 apo 500 vajzash. Qëllonte që mund të kishe 7 casting në ditë dhe me këtë ritëm nuk mund t’i kapje të gjithë, ndaj më duhej të bëja një listë me klientët që kishin prioritet. Ditët që isha më e lirë dhe nuk kisha shooting për katalogje, revista apo reklama jam munduar të vizitoj qytetin apo konsumoj një drekë me miket e reja të njohura atje. Mund të them që jeta e një modeleje është shumë aktive dhe aspak monotone.

Jeni në të njëjtën agjenci në Milano me një nga ikonat më të përfolura të modës aktualisht, Cara Delevigne… A e keni takuar nga afër?

Po, e di. Delevigne ka realizuar fushata për branded më të mëdha në botë. Kam parë që është një mit edhe për vajzat shqiptare. Ne kemi rastisur bashkë në disa casting, duke qenë edhe pjesë e një agjencie. Ajo është një vajzë e imët në trup, më e shkurtër se unë, por një tip i veçantë dhe shumë ekspresiv./LajmeOnline/

loading...