Shqiptarja nxirret me forcë prej “Deutchland Superstar”! (Video)

Passport.jpg1

Besa Ademi, shqiptarja që jeton në Gjermani është nxjerr nga roja e sigurimit nga studioja e një emisioni për zbulimin e talenteve.

Besa 21-vjeçare, e cila jeton në Dortmund bëri një performancë të dobët, por pavarësisht kësaj ajo ishte e bindur se këndoi mirë.

Edhe pse anëtarët e jurisë i kërkuan që të largohej, Ademi këmbëngulte duke kërkuar shpjegime nga juria e “Deutschland Sucht den Superstar”.

Në fakt, siç raporton “Bild”, Besa u zëmërua për gjuhën e përdorur nga një prej anëtarëve të jurisë. “Mund të isha vajza juaj, pse me flet me këtë gjuhë?”, i ka thënë jurisë Besa.

Për ta parë performancën e Besën klikoni KËTU./Telegrafi/