Shqiptarja ndihmon të pastrehun, por çfarë i bën ai të fut frikën! (Video)

loading...

loading...

Ditën e sotme mediat e huaja kishin trajtuar një histori të bukur me një çift që kishin ndihmuar një të pastrehë, pasi ky i fundit u dha atyre ndihmën e tij. Duke marrë shkak nga kjo histori, një shqiptare që jeton në Francë ka treguar rastin e saj me një të pastrehë. Ajo e shikonte çdo ditë që rrinte tek supermarketi i lagjes dhe një ditë vendos që ta ndihmojë me disa qese ushqime. Por, merr një reagim që nuk e priste, ai e ndjek nga pas për ta goditur dhe që nga ai moment ajo ia linte ushqimet fshehurazi. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të ndihmojnë personat në nevojë me aq sa kanë nevojë, ndërsa në videon e mëposhtme duket personi në fjalë, i cili është me aftësi të kufizuara.
“Persh JOQ! Duke mere shkas nga historia qe publikuat per ate ciftin qe kishte ndihmuar ate personin qe rrinte ne rruge. Po ju tregoj dhe historinë time. Une jetoj jashte dhe me date 30 Dhjetor kur dal nga supermarketi shoh nje djale te ri te semure menderisht ishte shume ftohtë ai kishte nje kolle te keqe dhe ishte ulur ne nje arke dhe po hante nje cope buke te nxire. Me erdhi shume keq dhe u ktheva ne supermarket dhe bleva nje qese me ushqime dhe ju afrova dhe ju afrova ti jepja qesen..Ai u nervozua dhe iku ne nje cep pa e mare qese. Unë e mora qesen prape dhe ju afrova t’ja jepja..Ai u nervozua perseri dhe kete here me shumë. Mu versul te me godiste une ika me vrap ai me ndoqi nja 30 metra nga pas për të me goditur. Por unë vrapova me shpejtesi. U tmerrova me thene te drejten se kushedi cdo me bente. Do kisha henger nsi drru te mirë nga ai. Si i thonë nje fjale ndonjehere mundohesh për mirë e gjen keq. Supermarketin e kam para shtepise ai rri aty gjithmon me nje arke..Kur rastis te shoh qe për momentin nuk eshte aty. Marr ca ushqime dhe ja coj pa me pare se kam frike. Më vjen shume keq per keta njerez. Dhe kush te kete mundesi, aq sa kane të ndihmojne. Zoti jua shperblen. Ai cdo dite rri aty, me dhemb shpirti sa here e shoh. Nese do te ishte normal do e ndihmoja dhe me shumë. Po ai nuk i afrohet askujt .dhe kam frike. E vetmja gje qe kam ne dore ta bej eshte ti coj fshehurazi ushqime”. shkruan vajza

loading...