Shqiptarja 55-vjeçare vdes e shtypur nga treni

loading...

45250_474166735970454_1546309311_n

loading...
Ka humbur jetën një grua 55-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, pasi u shtyp nga treni në stacionin e Tiranës.

Janë të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por sipas policisë, dyshohet se gruaja është vetëhedhur në shinat e trenit sapo treni është nisur.

Gruaja fatkeqe ka humbur jetën menjëherë, pavarësisht përpjekjeve të qytetarëve për ta shpëtuar, tek të cilët u shkaktua panik i madh nga ngjarja e pazakontë.

loading...