Shqiptari tenton te ik nga burgu dhe plagoset ne Zvicer!

Ne tentim per te ikur nga burgu ku ishte duke vuajtur denimin, ne Lenzburg (Aargau), nje kosovar ka marre plage te renda. Ai eshte rrezuar nga nje mur i larte 8 metra. Me kete rast ka deshtuar ikja e planifikuar edhe e nje te burgosuri tjeter, shtetas i Serbise. Keto tentime kane ndodhur te merkuren rreth ores 14.00.

Kosovari i lenduar i eshte nenshtruar nje operacioni emergjent, pasi ka pesuar thyerje te rende te kembes dhe tash ndodhet ne Inselspital te Bernes, ne stacionin e mbikeqyrur.

Dy te burgosurit ishin perpjekur te iknin duke e lidhur nje shkalle nga kopshti me nje litar dhe nje gyp, ka thene nje pergjegjes i burgut. Por kosovari ka rene nga muri ne toke ne anen e jashtme te burgut, nderkohe qe pjesetare te personelit te burgut kane qene te pranishem ne te dyja anet e murit. Kjo per faktin se dy te burgosurit para kesaj e kishin prekur nje tel te rrethojes, me c`rast ishte aktivizuar alarmi, njofton albinfo.

Si denim per perpjekjen e ikjes, dy te burgosurit do te mbajne nga 15 dite denim ne “bunkerin” e burgut, qe ndodhet ne bodrum.

Aty kane vetem shtratin dhe fare pak drite te diellit. Vetem nje ore ne dite te burgosurit kane te drejte te dalin ne ajer te paster. /LajmeOnline/