Shqiptari që “po çmend” SHBA-të me suksesin e picerisë së tij (Foto)

ilir-hero-6-650x358-530x300

Ky është Ilir Sela, shqiptari i cili u rrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Staten Island.
Iliri dhe familja e tij posedojnë piceri në disa zona të mëdha në New York, madje gjyshërit e tij e kanë në pronësi një piceri në Manhatan që në vitet e 70’ta, shkruan Business Insider, transmeton lajmi.net.

Në fakt, Iliri u diplomua për shkenca kompjuterike dhe filloi punën si IT në mbështetje të miqve dhe familjes së tij që kishin dyqane të picerive.

Kur nisi punën e krijimit të faqeve në internet, ai zbuloi diçka tjetër që me të vërtetë e mahniti dhe e futi në mëdyshje. Ai zbuloi një industri miliarda dollarëshe nga piceri të pavarura, ku 60% e picerive ishin të nënave amvise.

Si një biznes të vogël familjar, ai e rriti picerinë edhe për të porositur nga interneti. Në fakt në vitin 2011 biznesi i tij nisi vetëm nga ai vetë dhe laptopi i tij. Por, brenda më pak se një viti ai arriti të punësojë më shumë se 100 punëtorë.

E nisi me emrin “MyPizza”, “Pica ime”, e ndërsa tani ka ndryshuar duke e kthyer në “Slice”, “Rriskë apo Fetë”, e që tani po konkurron me piceritë më të mëdha.

Tani “Slice” ka krijuar edhe një aplikacion të ri në internet dhe punon me 6,000 piceri në më shumë se 1,500 qytete të Amerikës.

Kompania që e nisi Iliri, ka filluar të marrë hov të madh në këtë vend super të madh, madje tani kanë kaluar në një zyrë të re e më të madhe në Chelsea për të akomoduar zgjerimin e saj.

E veçanta e përgatitjes së picave të Ilirit është djathi klasik, madje ai thotë se shumë njerëz bëjnë shaka me këtë por të gjithë e dinë se ky djath e bënë që pica të jetë kaq e shijshme dhe e veçantë.ilir-hero-5-750xx3000-1688-0-156

ilir-hero-6