Shqiptari që ka krijuar markën e tij të orëve në Zvicër


Rexhep Rexhepi është një shqiptar që ka arritur të ketë mjaft sukses në Zvicër. Ai në moshën 25-vjeçare krijoi markën e tij të orëve “Akrivia”, që në greqishten e vjetër do të thotë “saktësi”.
Orëndreqësi shpjegon se ai e kishte marrë këtë hap “sepse doja të krijoja orë, pa qenë i kufizuar si punonjës”.
Sa për emrin dhe origjinën e tij, para se të hynte në këtë fushë, Rexhepi pranon se i druhej paragjykimeve. Por, në fund të fundit, nuk është personi ai që ka rëndësi, por ora që prodhon, pa marrë parasysh se kush e bën atë.
Rexhepi na rikujton se Antoni Patek dhe Adrien Phillip, themeluesit e Patek Phillip, ishin të dytë me origjinë të huaj dhe sot askush nuk u kushton rëndësi.
6