Shqiptari punonte në Itali, por ajo që kishte fshehur në ofiçinë i bën gropën

loading...

loading...

Ka rënë në pranga një shqiptar 35-vjeçar, i cili ka “hapur gropën” vetes me pakujdesin në ofiçinën ku ishte i punësuar me kontratë të rregullt.

Policia italiane është vënë në gjurmët e shqiptarit pasi dyshonte se ai ishte trafikant dhe shpërndarës droge, kryesisht në Perugia.

I riu, kishte fshehur jashtë qytetit 1Kg e 700 gram kokainë, ku do t’i sillte sipas hetueseve një shumë të ardhurash prej rreth 250.000 euro.

Ai e kishte fshehur drogën në një ofiçinë mekanike në periferi të Perugias.

Nga ana tjetër efektivët italianë nuk e bëjnë të ditur emrin e shqiptarit. Dëshmitë e depozituara nga agjentët e selisë së policisë në Perugia, thonë se kishte një stil të mahnitshëm në fshehje. Hetimi është koordinuar dhe nga prokurori Claudio Ciçhella

loading...