Shqiptari nga Tetova që përgaditi “Kupën e Botës”

tetetova_451874764 Edhe një lajm që na gëzon me sukseset e bashkatdhetarëve tanë. Kur mbrëmë e gjithë bota i kishte sytë nga ndeshja finale e kupës së Botës ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës, pak kujt i ka shkuar mendja se ku është punuar kjo kupë, të cilën e kanë dëshiruar të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Faqja Përshevca.info njofton se një veprimtar i dalluar i Diasporës sonë nga fshati Përshec i Tetovës, z.Fadil Asani, i cili gëzimin e tij e ndau edhe në Facebook me miqtë e tij, se një bashkëkombës yni, meqë e pati rastin që atë kupë ta ketë në duar, para se ajo t’i dorëzohej Gjermanisë. E kontraktuar nga FIFA, firma zvicerane «Silbag AG» nga Lucerni, e specializuar për pastrim të arit dhe metaleve, risi e gjithë kësaj është se në këtë firmë punon edhe Amir Abduli nga Përshefci, të cilit nga punëdhënësi iu besua që të bëjë pastrimin e trofeut të kupës botërore.
Kjo foto që po e shihni është bërë në momentet kur është kryer puna në të, pra në këtë trofe, të cilin Amiri e pastroi për «Brazili 2014», e që mbrëmë, siç dihet, e fitoi Gjermania.