Shqiptari nga Kosova vetëvritet, varroset në SHBA

f1_05krista1362471810

Stammford, 5 mars – Një shqiptar nga Kosova, me shtetësi amerikane, tri ditë më parë është gjetur i vetëvrarë në qytetin e Stammford të SHBA-ve. Viktima është Kristë Velaj, 46 vjeç, ndërsa policia bënë me dije se kosovari ishte vetëvrarë me pistoletë në kokë në brendësi të makinës, buzë plazhit në Cummings.

Familja e tij, e cila po ashtu gjendet në SHBA ka shpjeguar se trupi i pajetë i tij do të varroset në varrezat e qytetit Stammford, dhe jo në Gllogjan të Kosovës.

Hetime e deritanishme nga policia shpjegojnë se Krista ishte larguar nga familja pas një mosmarreveshje dhe se vdekja e tij është përfundimisht vetëvrasje.<koha>