Shqiptari Kone: S’jam shqiptar, jam grek!

loading...

konwe

loading...
Gjergji Kone ndihet grek. Madje, futbollistit të Bolognas i pengon ta quajnë shqiptar, pasi thotë se i takon nacionalitetit grek dhe emri i tij i ri është Panagiotis Giorgios Kone.
“Greqia më ka dhënë gjithçka, si person dhe si lojtar. I jam mirënjohës dhe i kam borxh këtij vendi, i cili ishte mikpritës i babait tim, një biolog, kur kishte vendosur të vinte dhe të jetonte këtu. Pra, unë s’jam shqiptar”, tha Kone, i cili e ka refuzuar Kombëtaren shqiptare dhe e përfaqëson atë greke.
I lindur në Tiranë, 25 vjeçari aktualisht është pjesë e ekipit italian Bologna.
Përpos Kones, edhe futbollisti tjetër shqiptar Sotir Nini nuk e pranon se është shqiptar, pasi e ndien veten grek dhe e ka ndërruar emrin në Sotiris Ninis, duke e përfaqësuar Greqinë.

loading...