Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu, e gjithë Zvicra “ngrihet në këmbë”

loading...

loading...

Një operacion i madh kërkimi ka nisur në Zvicër dhe më gjerë, pasi një shqiptar i dënuar për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë është arratisur nga burgu.

Shqiptari nga Kosova i identifikuar si Bashkim L., 35 vjeç është arratisur nga burgu mes natës së premte dhe të shtunës, por autoritetet sot kanë bërë publik lajmin.

Sipas policisë, dyshimet janë që ai të jetë larguar nga Zvicra dhe të ketë mbërritur në Kosovë, theksojnë mediat zviceriane.

35-vjeçari konsiderohet një person më rrezikshmëri të lartë dhe autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që të japin informacione nëse e kanë parë.

Ai ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e një shqiptari tjetër nga Kosova, por që jetonte në Itali, pas përplasjeve për kontrollin e territoreve të shitjes së drogës.

Ndërkohë, policia e Zvicrës ka shpërndarë foton e tij në rrjetet sociale me qëllim gjetjen e kapjen e ti sa më parë.

loading...