Shqiptari i mistershëm

misterio_da_vida

Milo Temesvar është, ose ishte një intelektual shqiptar. Ishte ose është, sepse fati i tij është i dyshimtë. U zhduk disa dekada më parë dhe nuk u gjet asnjëherë. Ai pat thënë se në çdo mesazh duhet gjetur gjithmonë një kuptim, edhe nën një germë të vetme. Ashtu siç ndodh edhe në rastin e një zhdukjeje. Ai ka lindur në Shqipëri, ndoshta në fi llim Luftës së Parë Botërore.

Edhe mbiemri me të cilin është bërë i njohur nuk është i vërteti. Atë e ka vënë për arsye të panjohura ashtu siç është edhe vetë jeta e tij, duke e huazuar prej emrit origjinal të qytetit Temesevar (Timisoara) në Rumani. Pseja e kësaj zgjedhjeje, sigurisht që nuk dihet. Milo u largua nga Shqipëria drejt Moskës për shkak të devijimeve nga bindjet e majta. Ai nuk i përfundon studimet akademike, por në Moskë drejton një laborator hetimi mbi qarkun logjik të makinave që mendojnë dhe disa vite më vonë jep mësim gjuhët sllave në Kaliforni. Tërhiqet nga katedra me kërkesën e shërbimeve sekrete amerikane e pas kësaj ai zhduket pa lënë gjurmë.

Që nga ajo kohë personalitete të kulturës i janë kushtuar në mënyra të ndryshme kërkimit dhe studimit të vëllimeve të pakta që ka lënë pas. Umberto Eco ka folur për “The Pathmos Sellers”, dhe gjithnjë kujton rëndësinë e “Mbi përdorimin e pasqyrave në lojën me shah” të cilin e ka përkthyer vetë nga origjinali në gjuhën gjeorgjiane. Në “Essais sans letre” Georges Perec i kushton disa rreshta në seksionin kushtuar shkrimtarëve me të drejtë të harruar. E rëndësishme këtu është fakti që sipas tij, Milo Temesvar ka ndërruar jetë gjatë diktaturës së Videlës në Argjentinë. Hipotezë e argumentuar edhe nga një dokument i CIA-s, e cila fatin e këtij intelektuali duhet ta ketë pasur shumë për zemër. Megjithatë, ky dokument u përgënjeshtrua disa kohë më vonë pas një artikulli në të përditshmen “Pùblico” që mbante pikërisht fi rmën e Milo Temesvarit. Të nesërmen e vendimit me vdekje nga Khomeini kundër Salman Rushdie, Temesvar polemizon me qeverinë britanike duke mos qenë dakord me azilin politik që Anglia i lejoi shkrimtarit indian. Sipas tij, Rushdie duhej dorëzuar tek autoritetet iraniane, duke teorizuar se në këtë mënyrë do të përshpejtohej edhe përhapja e principeve demokratike në botën islamike nëpërmjet një seri martirësh. Por editoriali kishte edhe një rëndësi tjetër, ishte një shenjë që intelektuali shqiptar ishte ende në jetë. Më pas u fol edhe për çmendi duke e krahasuar me të trishtuarin Ezra Pound, ndaj edhe mendohej se i kishte dhënë fund krijimtarisë.

Megjithatë, një rastësi i dha fund të gjitha koniunkturave mbi fundin e aktivitetit të tij. Në vitin 2002 një bibliofi l anonim, gjeti në Pragë në njërin prej atyre pazareve që kanë bërë që qyteti të cilësohet si bohem, në një koleksion të Helena Blavatsky-t, emrin e Milo Temesvar në një libër xhepi botuar nga Bonnotis Parisiensis. Titulli ishte “Diabolus Antiquus”. I shkruar në gjuhën franceze, ky vëllim nuk ishte tjetër veçse një përgjigje ironike ndaj revistës së Walter Benjamin “Angelus Novus”. Viti i publikimit është 1999. Bëhet fjalë për një nga krijimet e fundit të ofruara nga shqiptari misterioz, Milo Temesvar.

Shumë herë gjatë studimeve të mia më është dashur të mer-rem me një fi gurë të veçantë, që është Milo Temesvar. Siç e kisha vënë re më parë në “Apokaliptikë dhe integrale”, Temesvar ishte i njohur (për pak njerëz) si autor i “Burimet biblio-grafi ke të J.L.Borges”, “Mbi përdorimin e pasqyrave në lojën e shahut”, “The Path-mos Sellers”. Më ka ndodhur të përmend akoma në hyrje të “Në emër të trënda-fi lit”, duke specifi kuar se si “Mbi përdori-min e pasqyrave në lojën e shahut” ishte publikuar vetëm në gjuhën gjeorgjiane (Tibilisi, Mamardashvili, 1934). Pasi e deshifrova me shumë mundim atë tekst kuptova se kisha gjetur (më mirë të detajuara dhe të sakta) të gjitha detajet të cilat i rrëfeva më pas në atë romanin tim. Ishin mjaftueshëm për të më bindur se si Temesvar ishte një personazh unik, padrejtësisht i panjohur, tekstet e të cilit duhet të dilje e t\‘i kërkoje. Fare rastësisht, gjatë udhëtimeve të mia mes stallave, mbledhësve të antikave e antikuarëve të çdo qyteti, më ra në dorë, në Sofje, një kopje (ah sa i plasaritur) e një tjetër vepre të Temesvarit, kësaj here në rusisht “Tajnaja Vecera Leonardo da Vinci”, Anekdoty, Moskva, 1988. Titulli e tregon qartë se është një lexim i cili i kushtohet “Darkës së Fundit” të Leonardos. Ajo që të bënte më shumë përshtypje është data e këtij libri. Jo domosdoshmërisht një libër shfaqet kur autori është ende në jetë, por aspekte të ndryshme të tekstit të Temesvarit sugjerojnë, se deri në vitin 1988 ai ishte ende në jetë. Në të kundërt, nuk do të kishte mundur të kishte para-sysh librat e Gérard de Sède mbi misterin e “Rennes-le-Chateau”, të shfaqura mes fundit të viteve \‘60 dhe \‘70, e as bestsell-erin e famshëm të Lincoln, “Baigent e Leigh Holy Blood, Holy Grail”, që i përket vitit 1982. E sigurisht që të paktën deri në vitin 1988, Temesvar nuk do të mund të kishte marrë lajme për librin e kohëve të fundit “Kodi da Vinçi”, por duke qenë se ky roman me fat nuk bën gjë tjetër veçse përmbledh me shumë aftësi mos-kokëçarëse të gjithë materialin e Sède-së ashtu edhe të Lincoln-it me shokë dhe nuk ishte nevoja e “Kodit Da Vinçi” për të shtyrë Temesvarin drejt kundërshti-mit sarkastik të asaj që ai e cilësonte si një falsifi kim historik. Argumentet që ai ndërmerr për të çmontuar të gjitha hipotezat imagjinare mbi Krishtin që martohet me Magdalenën, duke i dhënë kështu origjinë dinastisë së Merovinja-nëve e më pas edhe të Urtëve të Sionit, nuk ka përse t\‘i sjellim këtu. Sepse janë të njëjtat të përdoruara nga një fi lologji e shëndetshme dhe ndërgjegje historike të bashkuara në një analizë kritike të kundërshtive që shfaqen në çdo hap të kësaj gjinie, ndër të tjera edhe uniforme e madje edhe shumë ripërsëritëse, të këtyre veprave që i përkasin fantazisë historike. Ajo që të bën përshtypje dhe që më shtyn të propozoj rizbulimin e veprës së Temesvarit është kundër-teoria që ai përpunon. Diskutimi i tij nis nga “Darka e Fundit” e Leonardo da Vinçit, pasi që nga tekstet e Sède-së apo të përsëritësve të tij të shumtë kishte marrë lajmin e interpretimin që përmban tani bërthama e librit të Brown. “Darka” leonardeske duket se konfi rmon hipotezën e Sède-së se Shën Gjoni, i cili gjendet në të djathtë të Krishtit shfaqet pa asnjë pikë dyshimi si një grua dhe se vepra i kushtohet dy të martuarve aspak mistikë, Krishtit dhe Magdalenës. Ndër të tjera, arkitektura e pashpjegueshme që ka nxitur kureshtjen e kësaj pikture ku apostujt që gjenden në të majtë të Krishtit ndahen prej tij nga një hapësirë më e ngushtë dhe ata në të djathtë kanë më tepër hapësirë. Kjo e fundit me sa duket vjen për t\‘i lënë vend dhe për të shfaqur sa më dukshëm një lloj trekëndëshi të përmbysur që drejtohet nga Jezusi, që pa pikë dyshimi ka domethënien e një vagine (virtuale), ose thënë ndryshe, zonën pubike të një trupi femre. Temesvar vëzhgon se përveç mospërputhjes të çdolloj hipoteze mbi faktin se Magdalena mund të ishte nusja e Krishtit, e madje edhe nëse për arsye simbolike Leonardo kishte dashur të pikturonte një vaginë, nuk shpjegohet përse do ta kishte sjellë këtë aluzion konfidencial me një shkëputje të pa-shpjegueshme mes Gjonit dhe Krishtit, shkëputje që nuk do të kishte arsye pse të ishte kaq e dukshme as nëse Gjoni do të ishte për Krishtin dishepulli i preferuar, e as nëse për aventurë Magdalena, nusja e tij. Ajo që Temesvarit i bën përshtypje është natyra e skenës ku dishepujt në të majtë shfaqen të lidhur me Mjeshtrin, gati për një bashkëbisedim alarmi, ndërsa grupi në të djathtë duket sikur janë në ikje e sipër.Këtu, Temesvari argumenton, se më shumë se një darkë mes Mjeshtrit dhe dishepujve, apo të një feste martesore, “Darka” e Leonardos fl et për prishjen mes një grupi. Ajo përcjell një shkëputje, për të cilën Krishti është i paralajmëruar nga gishti i ngritur i Tomës dhe nga dy apostujt e tjerë që përkulen drejt tij si për ta paralajmëruar. Kush po kom-ploton kundër Krishtit? Jo vetëm Juda. Leonardo nuk ishte ndonjë anëtar apo superior i të Urtëve të Sionit, por një analist i alarmuar i mbrapshtive të ko-hës kur jetoi, i cili te “Darka e Fundit” shihte paralajmërimin e një komploti historik që na përket ende së afërmi. Le të ekzaminojmë me detaje kush dhe çfarë përfaqësojnë dishepujt në të majtë sipas Temesvarit. Nuk ka asnjë dyshim që Gjoni ka tiparet e një gruaje, dhe mbi hermafrodizmin kanë debatuar kritikët e çdo vendi dhe çdo epoke. Por herma-frodizmi, ose të qenit i të dy gjinive nuk do të thotë femërore. Gjoni, më shumë shfaqet si një homoseksual si një prej atyre të paralajmëruarve më parë nga Jezusi, që në vend që të shkaktojnë ndonjë skandal më mirë do të bënin që të lidhin një gurë në qafë e të hidheshin në det – dhe ngjarjet që pasuan tregojnë për Gjonin që mërgon në Pathmos ku mbi një shkëmb mbi det, kapet prej një deliri drithërues të Apokalipsit, të shtyn të mendosh që ai edhe më vonë, ka mbajtur mbi supe keqardhjen e thellë, keqardhjen për tendencat e tij jonatyrore dhe për tradhtinë kundër Mjeshtrit. Ka shumë mundësi, argumenton Temesvar, që Gjoni të mos përfaqësojë homosek-sualitetin në mënyrë specifike, por mëkatin mishtor në të gjitha varietetet e tij, e megjithatë, duket se është simbol i të njëjtit mëkat për të cilin edhe vetë Leonardo ndihej fajtor. Cilin përfaqëson Pjetri që, të mos e harrojmë pas darke do të mohojë Krishtin? Pjetri, që ishte hebre nga lindja përfaqëson Sinagogën që komploton me lobin homoseksual për të eliminuar Krishtin. Sipas projektit hebraik për pushtimin e botës siç bëhet e ditur në protokollet e të Urtëve të Sionit (që me sa duket qarkullonte qysh nga kohët e Leonardos), Pjetri i drejtohet lo-bit homoseksual që të përhapë në botën kristiane paturpësinë, në mënyrë që të tundte themelet e moralit. Buzëqeshja e tij në pikturë është kërcënuese dhe dora e tij drejtohet nga Gjoni sikur t\‘i tregojë se çfarë duhet të bëjë. Po Juda çfarë përfaqëson? Ngjyra e tij është më errët se e të tjerëve dhe sipas Temesvarit, ai është përfaqësimi i Muhamedit dhe i botës arabe në përgjithësi. Mund të duket e çuditshme, thotë Temesvar, që Sinagoga e Pjetrit të lidhet me Islamin për të shkatërruar krishterimin. Por këtu duhet pasur parasysh që Leonardo nuk mund të kishte dijeni të faktit që themelimi i shtetit të Izraelit, hebrenjtë do të ishin në konflikte direkte me mys-limanët dhe, “Darka” u pikturua rreth vitit 1495, kur sapo kishte nisur dëbimi i hebrenjve nga Spanja, të cilët më parë, jetonin bashkë me arabët. Përgjatë gjithë traditës mesjetare hebrenjtë dhe arabët ishin parë si armiqtë e krishterimit, ndaj edhe nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme nëse shiheshin si aleatë në komplotet e tyre. Ndërsa sa u përket tre apostujve të tjerë në të djath-të, ata shfaqen të hutuar. Me pak fjalë me “Darkën e Fundit”, Leonardo dëshi-ronte të lajmëronte bashkëkohësit e tij se që nga fillimi komploti i përshkruar nga protokolli ka funksionuar, por sig-urisht pa e ditur se ai do të vijonte deri në ditët e sotme, duke marrë forma të ndryshme, duke u ndarë në kom-plote të pavarura, në atë të hebrenjve ortodoksë, të arabëve fondamentalistë, apo në atë të homoseksualëve. Nga leximi i interpretimit të Temesvarit, lindin edhe disa pyetje. Temesvar ishte homofobik, antisemit, antiarab apo dëshironte të akuzonte Leonar-don për të gjitha këto? Por si mund të lidhet kjo homofobi e hamendësuar e Leonardos me homofilinë e tij tashmë të vërtetuar? Ndoshta, Leonardo dëshi-ronte të kualifi kohej si anëtar i komplotit dhe jo vetëm homoseksual, por edhe hebre. Ndoshta pikërisht kësaj teorie i detyrohet edhe fakti që, edhe duke shk-ruar me shkronja latine, ai vazhdonte t\‘i stilonte nga e djathta në të majtë dhe nga ana tjetër të vendoste anagramën e Leonardo da Vinçit nga D(avid) N(oah) Arié Colon Vida, tipike e një hebreu. Apo mos ndoshta Leonardo, homofi l, donte të denonconte komplotin arab-hebraik që kishte përfshirë edhe homoseksualët për t\‘i diskretituar? Në këtë rast Gjoni do të ishte një viktimë e këtij komploti dhe arratisja e tij në Pathinos do të ishte një mënyrë për t\‘u shpëtuar joshjeve nga Pjetri dhe Juda dhe Apokalipsi të mos jetë gjë tjetër veçse alegoria e rezultateve profetike nëpër të cilat do të kalonin shokët e tij? Apo mos ndoshta Leon-ardo dëshironte të denonconte teoritë e ndryshme, përfshi këtu edhe “Kodin Da Vinçi”, duke e ndërtuar “Darkën” si një bllof provokues, duke i shtyrë të gjithë drejt interpretimit? E megjithatë, sido që të ketë qenë, e sigurt është që “Darka e Fundit” nuk tregon historinë që duket të tregojë dhe që me kaq thjeshtësi e kanë shpjeguar naivët. Temesvar e për-fundon këtë libërth me një seri pyetjesh ngacmuese, të bazuara mbi argumente të sigurta numerologjike. Përse emri Leonardo Vinçi përbëhet nga 13 shkronja dhe 13 janë edhe panelet që duken në afresk dhe 13 janë edhe pjesëmarrësit? Temesvar nuk bën deklarata, por na thotë se në çdo mesazh edhe në atë më të pafajshmin në dukje duhet kërkuar dhe gjetur një kuptim sekret edhe nën një shkronjë. Dikush ka komplotuar ose komploton ende nën hije, na thotë Temesvar. Dhe ndoshta ndonjërit prej këtyre komploteve i përket edhe zhdukja e tij. Ndoshta ai kishte vënë në dukje, shifra që ende duhet të kishin mbetur të fshehura./LajmeOnline/