Shqiptari hipën në metronë e Berlinit por “shqyen“ sytë kur sheh këtë (Video)


Një i ri shqiptar emigrant në Gjermani, përkatësisht në kryeqytetin Berlin ishte duke u kthyer si cdo ditë nga puna kur befas u përball me një ngjarje vërtetë të habitshme për të në metronë e këtij qyteti. Ai pa se si një grua e ulur në tren në vend të përdorimit të syzeve, kishte nxjerrë një lupë dhe po kontrollonte celularin e saj. Një veprim i pazakontë ky për sytë e djalit shqiptar i cili pranon se deri në këto momente nuk i kishte rastisur kurrë më parë një skenë e tillë nëpër autobusët e Shqipërisë. Ky rast ilustron arsyen se përse shqiptarët duhet të dalin sa më shumë jashtë shtetit për të krijuar një ide sa më të mirë në lidhje me shumë gjëra që ndoshta në vendin e tyre nuk e kanë idenë se mund të ekzistojnë.